TIRANE- Qeveria Shqiptare shpërblem me 100 mijë dollarë shtetasin shqiptaro-italian Ilir Burimi, biznesmenin në fushën e gazit që pak vite më patë hodhi në gjyq shtetin shqiptar. Procedurat e gjyqit kanë arritur deri në Strasburg, ku komapania "Burimi Srl .E Eagle Games" ka arritur të fitojë gjyqin. Vendimi për dëmshpërblimin e kësaj kompani ka hyrë dje në fuqi pasi është botuar në fletoren zyrtare. Sipas vendimit të qeverisë të dhënë në datën 7 shkurt 2011 Këshilli i Ministrave vendos që në buxhetin e vitit 2012, miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, të shtohet fondi 100 000 dollarë për të përballuar shpenzimet administrative të arbitrazhit ndërkombëtar, për çështjen "Burimi Srl .E Eagle Games, sh.a., kundër Republikës së Shqipërisë", që zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve në Investimet (ICSID).
Fondi, i konvertuar në lekë me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë në datën kur do të kryhet pagesa, i transferohet Ministrisë së Drejtësisë për të bërë pagesën. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com