Iku dy vite më parë në Amerikë, 25-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në Westland

Iku dy vite më parë në Amerikë, 25-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në Westland

Klivja Çaçi

Një 25-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland.

Mediat amerikane raportojnë se viktima është Klivja Çaçi, nga Korça. Shqiptarja po udhëtonte me makinën  e saj tip ‘Chevrolet’, kur ka humbur kontrollin e automjetit. Në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, Klivja Çaçi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po të njëjtat media raportojnë se 25-vjeçarja kishte ikur në Amerikë përmes Lotarisë Amerikane dhe se prej dy vitesh jetonte e vetme në Amerikë. Trupi i të ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Por, në internet tashmë ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë