“Bravo të madhe!” kryeministri Edi Rama nuk fsheh entuziazmin pas fitores së kandidatit socialist Edison Memolla të zgjedhjeve të përsëritura dje në Rrogozhinë.
Fitorja ishte edhe më e madhe se ajo e 14 majit, ku kandidati socialist kishte arritur të dilte fitues me 21 vota diferencë me kundërshtarin politik Shkëlqim Hoxha të koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Këtë herë diferenca është 1752 vota. “Me një avantazh spektakolar” shkruhet në një postim në facebook të kryeministrit Rama
“RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”
Ishte i pritshem rezultati . I uroj pune te mbare dhe suksese Edisionit
PërgjigjuRezultati ishte i pritshem . I uroj pune te mbare dhe suksese Edisonit !
PërgjigjuRama respekte te shumta per suksesin e madh qe po kor
PërgjigjuUrime edisonit e meriton
Përgjigju