Fitoi Himarën më 4 gusht! Vangjel Tavo betohet dhe merr detyrën si kryetar bashkie më 30 Shtator

Fitoi Himarën më 4 gusht! Vangjel Tavo betohet dhe merr detyrën si kryetar bashkie më 30 Shtator

Vangjel Tavo

HIMARË- Vangjel Tavo, Kreu i ri i Bashkisë Himarë do të betohet në datë 30 Shtator për detyrën e re. 

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan 4 Gusht me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale zoti Tavo vlerësoi votën e zgjedhësve dhe ftoi rivalin e tij të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë.

Zgjedhjet u kontestuan nga opozita, por edhe KQZ edhe Gjykata i certifikuan si të rregullta duke lënë në fuqi rezultatin e 4 gushtit. Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

Zgjedhjet e pjeshme në Himarë erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Neco: 23/09/2024 16:07

    Shpetimetari i Himares nga Dropuli

    Përgjigju
  • Cncnnf: 23/09/2024 12:06

    Pse muajt me shkronje te madhe te zgjuar?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament