Fitojnë Real, Barça, Bajern e Roma
humbet Dortmund, barazon Juventus

Fitojnë Real, Barça, Bajern e Roma<br />humbet Dortmund, barazon Juventus
Reali i Madridit është i pandalshëm këtë edicion, pasi shkatërroi lehtësisht edhe rivalin e radhës në kampionat, Levanten jashtë fushe me rezultatin e thellë 0-5. Golat për kampionët e Evropës u shënuan nga Ronaldo dy herë, James, Hernandez dhe Isco që vulosi triumfin. Edhe katalanasit nuk mbeten pas, pasi mundën Eibar 3-0 me golat e Xavit, Neymar dhe Mesit. Dy ekipet javën tjetër luajnë “El Clasico” e parë në kampionat për këtë edicion.

Gjermani
Bajerni i Mynihut ‘tërmet’ 6 balësh përballë Bremenit duke u konfirmuar edhe njëherë si forca e parë dhe sipas të gjitha shanseve e vetme që do të udhëheq kampionatin këtë edicion. Të besuarit e Pep nuk e patën aspak të vështirë që të realizonin plot 6 herë në portën e miqve duke dhuruar spektakël dhe emocione pa fund. Ndërsa kundërshtari i pretenduar, Dortmundi pësoi një tjetër humbje ndaj Këlnit 2-1. Leverkusen barazoi me Shtutgardin 3-3.
 
Angli
Aguero është heroi i Manchester Cityt, teksa shënoi jo pak, por 4 gola përballë Totenhem në fitoren 4-1. Argjentinasi dhuroi gjithçka në fushë, edhe pse nuk arriti që të shënonte një penallti.
Në ndeshjen e tjera, Çelësi fitoi me Kristal Palas 1-2, ndërsa Arsenali barazoi me Hull 2-2.
 
Itali
Roma vazhdon serinë e fitoreve, këtë herë ndaj Chievos me rezultatin e thellë 3-0 me golat e Destro, Ljajic dhe Totit me penallti. Ndërsa Juventusi u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi me Sasuolën. Për Sasuolën shënoi Zaza, ndërsa barazimin e vendosi Pogba për Juven, që tashmë shtë vetëm një pikë në renditje para Romës.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme