Fitojnë Skënderbeu dhe Partizani
vendosin 2 shkodranët Sukaj-Salihi
Skënderbeu dhe Partizani nuk lejojnë hapat falsë duke fituar përballjet me rivalët direkte me rezultate minimale. Kampionët e Shqipërisë mundën Tiranën në Korçë 1-0 duke iu falur një penalltie të dyshimtë që do të ngjallë shumë diskutime.
Skënderbeu dhe Partizani nuk lejojnë hapat falsë duke fituar përballjet me rivalët direkte me rezultate minimale. Kampionët e Shqipërisë mundën Tiranën në Korçë 1-0 duke iu falur një penalltie të dyshimtë që do të ngjallë shumë diskutime.
Heroi i ekipit të Skënderbeut ishte Hamdi Salihi, që fitoi penalltinë në të 76’ pasi sipas arbitrit Koçi u rrëzua në mënyrë të parregullt. Nga pika e bardhë shkodrani ekzekuton në mënyrë perfekte një perlë me ‘lugë’ duke dërguar topin në rrjetë dhe ngritur stadiumin në peshë, që ishte mbushur pas dy ndeshjeve pezullim nga Disiplina.
Tirana tentoi disa herë për të gjetur golin në sfidën ndaj Skënderbeut me Gilman Likën, Muzakën dhe Fukuin, por konkretizimi para portës mungoi falë edhe paraqitjes shumë të mirë të portierit Shehi.
Pavarësisht presion të miqve, deri në fund korçaret arritën të mbanin portën të paprekur duke siguruar fitoren e 3 përballë Tiranës këtë edicion duke marrë 3 pikë të arta që e ngjisin në krye me 52 pikë, të ndjekur nga Partizani me 48.
Edhe të kuqtë janë kthyer në makth për Kukësin, që pëson një tjetër humbje ndaj Partizanit, e treta brenda edicionit. Në stadiumin kombëtar Partizani nuk e pati aspak të lehtë pavarësisht rezultatit në fund dhe tre pikëve që siguroi duke mbajtur të paprekur distancën me Skënderbeun.
Autori i golit për ekipin e Partizanit ishte Xhevahir Sukaj, shkodrani i të kuqtë ashtu sikur edhe patrioti i kampionëve vendosën fatin e ndeshjes përballë verilindorëve. Dy shkodranët Salihi dhe Sukaj janë njerëzit e mbrëmjes dhe lojtarët më të mirë të kampionatit deri tani.
Partizani edhe pse ka bërë një merkato të fuqishme, deri tani mbetet në letër, pasi blerjet e reja ende nuk kanë nxjerrë në pah pritshmëritë.
E ndërsa Skënderbeu dhe Partizani vazhdojnë luftën për kreun krijojnë edhe një shkëputje të konsiderueshme nga vendi i tretë dhe i katërt. Tashmë për vendin e 3 ka garë mes Teutës e Tiranës, me bardheblutë më një pikë më shumë.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.8%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Selitë, policia arreston dy persona
10 Tetor, 09:49
-
Erdogan sot në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! Spiropali i përgjigjet Bardhit: Reflekto mbi degradimet e tua etike
10 Tetor, 09:45
-
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja kush pritet të marrë mandatin e deputetit të PS-së
10 Tetor, 09:35
-
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
10 Tetor, 09:28
-
Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin
10 Tetor, 09:21
-
U zbulua 'shtëpi bari' në Tiranë, ja magazina ku u gjet kanabisi në zonën e Selitës (Video)
10 Tetor, 09:14
-
E konfirmon prestigjozja britanike, Armando Broja nuk luan këtë vit për Kombëtaren
10 Tetor, 09:12
-
Erdogan sot në Tiranë, ja 3 marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy vendeve
10 Tetor, 09:11
-
Grupi i PD reagon pas anulimit të seancës plenare: Kuvendi nuk është si qelia e Pëlumb Gjokës, që e hap dhe mbyll sa herë dëshiron
10 Tetor, 08:48
-
Demush Shasha: Rënia e mitit të Ushtrisë së Kuqe
10 Tetor, 08:46
-
'Mbro institucionet' nga Pushteti dhe Dhuna
10 Tetor, 08:40
-
Vetëm 31 vjeç, mbrojtësi i Greqisë gjendet i vdekur në pishinën e banesës në Athinë! Karrierën e ndërtoi në Premier League
10 Tetor, 08:28