Fitojnë deri në 4 mijë dollarë në muaj me punë online, e reja nga Korça: Na bënë meme! Harruan që flemë 2 orë! Rama: Tani do ju quajnë patronazhistë

 

Në një takim me të rinjtë në Korçë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente. Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se mund të marrin edhe më shumë se aq por nuk ka pse të shqetësohet kur arrin suksesin. Duke qeshur u shpreh se pasi u bënë meme, tani do të cilësohen si patronazhistë, gjë që Vojsavës duket se nuk i pëlqen.

Pjesë nga biseda

Vojsava: Ndoshta e kam nisur pak më vonë se një pjesë këtu që punon si freelancer por vjet ne përfunduam si meme se të rinjtë e Korcës bëjnë 1-4 mijë dollarë. Kanë harruar të përmendin punën që bëjmë ne. Ndoshta bëjmë vetëm 2 orë gjumë për ato të ardhura. Mundësitë për punën online tregojnë se sa kohë dëshiron të harxhosh e sa të fitosh në fund të muajit.

Rama: Ju duhet të kuptoni që në Shqipëri, Konica thoshte ‘Të falin çdo gjë përveç suksesit’, kështu që kur bën sukses, duhet të pranosh që nuk të fal njeri dhe gjatë gjithë kohës do të jesh nën sulm. Meqë këtu isha unë viktima kryesore se nisën të më tallin të gjithë se nuk është në vete, mora Sotiraqin e i thashë të bëjmë një video me këta e t’i nxjerrim. U mundua por tha se nuk duan të dalin se kanë frikë. Mos u qani se u bëtë meme. Tani do të thonë patronazhiste.


Lajmi kryesor:

Rama nga Korça: Berisha 'non grata' s'ka si të mos ketë lidhje me financimin rus të PD! Shpif dhe nxit njerëzit që të shkatërrojnë çdo gjë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje