Fiton bosi i Formula 1 Ecclestone
100 milionë dollarë për lirinë

Fiton bosi i Formula 1 Ecclestone<br />100 milionë dollarë për lirinë
Gjykata e Mynihut  i dha fund procesit për korrupsion të kreut të Formula 1, Bernie Ecclestone, në këmbim të një pagese prej 100 milionë dollarësh.
 
“Procedura ndërpritet, si marrëveshje e aritur mes prokurorit dhe të paditurit, sipas nenit 153a të kodit të procedurës penale që regullon këto lloj negociatsh”, deklaroi Peter Noll, presidenti i gjykatës që gjykonte këtë çështje.
 
Prokuroria e Mynihut tha se e mbështeste këtë marrëveshje. Përfaqësuesi i prokurorisë e justifikoi këtë marrëveshje duke u bazuar kryesisht tek mosha e të paditurit dhe në afatin kohor shumë të gjatë që marrin këto procedura.

Një e përditshme gjermane kishte publikuar që të shtunën se Ecclestone kishte negociuar me prokurorinë një marrëveshje për të paguar 100 milionë dollarë (74 milionë euro) për të pasur një mbyllje përfundimtare të këtij procesi.
 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale