Juventusi ka mposhtur Torinon në derbi duke shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku e pret Atalanta. Golat për bardhezinjtë në derbi mbrëmë u shënuan nga Douglas Costa dhe Mario Mandzukiç. Në gjysmëfinalen tjetër Milani do të përballet me Lazion.
/Shqiptarja.com
Ndërsa në Angli u zhvillua sfida mes Arsenal dhe Chelsea, e cila pavarësisht golave dhe spektaklit nuk nxori fitues, pasi u mbyll në paqe 2-2. Sonte në Premier League do të zhvillohet ndeshja Tottenham Hotspur -Ëest Ham United.
Në Spanjë luhen sonte ndeshjet e Kupës së Mbretit; Celta Vigo- Barcelona, Leganes- Villarreal, Espanyol- Levante dhe Numancia- Real Madrid.
d.b/shqiptarja.com
Komento
Komente












