Rusia është shprehur se është e hapur për të nisur dialogun me Ukrainën për zgjidhjen e krizës mes tyre, pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Petro Poroshenko, i njohur ndryshe si “presidenti i cokollatës” për shkak se ka një kompani ëmbëlsirash. 

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili u shpreh sot se konfliktit ushtarak mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rus duhet t’i jepet fund. Megjithatë ai theksoi se nëse Ukraina zgjedh të vazhdojë me konflikte ushtarake me pro-rusët, atëherë ku do të jetë një gabim i madh. 

“Ne jemi gati për dialog me Kievin dhe përfaqësuesit e qeverisë së Poroshenkos, pasi siç theksoi edhe presidenti Vladimit Putin, ne e respektojmë vullnetin e popullit ukrainas në zgjedhje.” tha Lavrov

Ndërkohë nga ana tjetër Presidenti i ri i Ukrainës, Poroshenko, bëri të ditur se me fillimin e muajit tjetër në Poloni do të takohet me Presidentin e ShBA-së Barak Obama, si dhe liderët e e BE-së ndërsa më pas do të takohet edhe me Presidentin Putin, për të dialoguar për zgjidhjen e krizës. 

Ndër të tjera ai theksoi se ruajtja e integritetit territorial të Ukrainës është qëllimi kryesor i tij dhe se nuk do të lejojë askënd të shndërrojë Ukrainën Lindore në Somali siç e cilësoi ai.

“Qëllimi i tyre është të shndërrojnë krahinën e Donbasit (Ukraina Lindore) në Somali, por unë nuk do e lejoj kurrë, dhe për këtë do të kërkoj edhe mbështetjen e vetë Rusisë” është shprehur Poroshenko

Zgjedhjet Presidenciale në Ukrainë kanë nxjerrë fitues Poroshenkon, i ndihmuar edhe nga partia e re ekryetarit të ri të Bashkisë së Kievit, Vladimir Klitchkov, duke dhënë një sinjal që populli ukrainas, tashmë kërkon fytyra të reja në politikë për zgjidhjen e krizës.

Miliarderi Poroshenko, i njohur me emrin "Mbreti i çokollatës," është një politikan i njohur për pikëpamjet e tij pro-evropiane. Në një konferencë për shtyp shtyp në Kiev, ai përsëriti se integrimi evropian do të ishte përparësia e tij. Ai u shpreh se së shpejti do të takohej me liderët rus, por u zotua se do të ndiqte një linjë të ashpër ndaj çdo separatisti të armatosur.

Ndërkohë tensionet vazhdojnë në lindje të Ukrainës. Në aeroportin Sergei Prokofiev të Donetskut fluturimet u pezulluan përkohësisht nga separatistët e Republikës së Vetëshpallur të Donetskut, të cilët i kërkuan trupave ukrainase të aeroportit të largoheshin nga perimetri i brendshëm. Zyrtarët thonë se pati të shtëna dhe konfrontime. Televizionet e Ukrainës po raportojnë gjithashtu edhe për përplasje në fshatrat e Semeivkas dhe Andriyivkas afër bastioneve separatiste në Slovianskë.

Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)