Ndeshja e parë e javës së 23 të Superligës mes Skënderbut dhe Tiranës është mbyllur me fitoren 1-2 të skuadrës kryeqytetase. Në Korçë vendasit e nisën sfidën në sulm, por në minutën e 26 e panë veten në disavantazh pasi Kobina zhbllokoi shifrat në favor të skuadrës kryeqytetase. Përpjekjet e të besuarve të Shehit u shpërblen atëherë kur të gjithë prisnin fundin e pjesës së parë, me Sibe I cili finalizoi saktë një asisit të bukur të Muzakës.
Në fraksionin e dytë të lojës ishte sërish Skënderbeu më kërkues, por herë për mungesë të fatit dhe herë për meritë të portierit Habibi nuk arritën të shënin golin e epërsisë, diçka të cilën e bëri Tirana në ekstremin e kohës së rregullt.
Heroi për bardheblutë e Memës ishte sulmuesi Majkëll Ngo, I cili lëvizi bukur në zonë para se të mposhte portierin Dajsinani. Një fitore që përveçse e afron me zonën europine, I jep një moral të lartë Tiranës për ndeshjen derbi kundër Partizanit në javën e ardhshme. Ndërkohë nga ana tjetër Skënderbeu vijon me rezultatet negative, duke ngritur shumë pikëpyetje në kampin korçar.

Komente

