'Fitoret dhe kompleksi i ri na kanë dhënë zemër', trajneri i Partizanit gati për biletën e finales! Gurishta: Vllaznia ka nevojë për tifozët

Të mërkurën në Loro Boriçi, në orën 17:45, do luhet gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Partizanit, me shkodranët që po kalojnë një moment të vështirë në kampionat ndërkohë që duhet të bëjnë llogaritë pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë.

“Jemi në një moment delikat, por jemi në një moment që na nevojiten tifozët sepse kemi mundësi të shkojmë në finale. Na duhet ndihma e tyre pavarësisht situatës jo të mirë dhe jo pozitive që po kalon ekipi,”-tha Erdenis Gurishta, kapiten i Vllaznisë.

Nga ana tjetër morali te Partizani është i lartë sidomos pas dy fitoreve të fundit.

‘Skuadra është stërvitur me entuziazëm. Ka ndikuar edhe faktori që ne jemi stërvituar gjatë kësaj kohe në komplesin e ri që klubit i ka munguar prej vitesh. Në këtë situatë shpresoj që ta kuptojmë të gjithë si staf, por edhe futbollistët, që sa i rëndësishëm është rezultati pozitiv tani edhe në vazhdim sepse jemi në një moment historik për klubin,’-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Po të mërkurën, në orën 14:45 Laçi do të presë Teutën me misionin për të mbrojtur rezultatin, pasi kurbinasit në Durrës fituan me rezultatin 1-2.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat