Edhe pse nuk mundi të ishte dot në fushë për shkak të dënimit, Neymar e ka parë ndeshjen nga shtëpia.
 
Ai i është gëzuar si i çmendur golit të Leo Messit, gol i cili i dhuroi fitoren Barcelonës.
 
Pavarësisht gëzimit të madh, kjo nuk e ka penguar brazilianin që të postonte disa video në Instagram duke e ndarë këtë moment lumturie dhe me tifozët e tij.
 
Përballja e mbrëmjes së djeshme Real Madrid- Barcelona në “Santiago Bernabeu” dhuroi shumë spektakël, gola, kartone dhe rekorde pasi më Messi ka thyer një tjetër rekord, ai plotësoi kuotën e 500 golave të shënuar në kampionatin Spanjoll në gjithë karrierën e tij.