Fitorja e Bashës, reagojnë
kundërshtarët, Patozi e Topalli

Fitorja e Bashës, reagojnë<br />kundërshtarët, Patozi e Topalli
Zërat më kritikë të Lulzim Bashës të cilët bojkotuan zgjedhjet e së shtunës ku anëtarët e PD votuan  për kreun  e ri të kësaj force politike kanë reaguar pas shpalljes së rezultatit.

Deputeti Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli kanë komentuar fitoren  Bashës  përmes rrjetit social FB.

Patozi shprehet se absurdi ka kaluar cdo kufi.

“Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!”, e nis postimin e tij në “Facebook” Astrit Patozi, ndërsa pohon se mëngjesin e sotëm uroi Selamin për garën.    

“Nuk duhet të kesh asnjë peng. Megjithëse nuk fitove, i shkove shumë afër fitores”, i drejtohet me ironi Patozi Selamit.

Topalli: Kali i Trojës në krye të PD-së

Ndërsa Jozefina Topalli shkruan se Lufta e Bashës ka qënë për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan
 
“Kali i Trojës në krye të PD dhe lufta e tij per te mbush kutite pasi demokratet e refuzuan me percmim”, shkruan Topalli.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë