Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, përmes një bisede telefonike e zhvilluar këtë të mërkurë.
Sekretari i Shtetit uron Ramën për fitoren
Zyra e shtypit pranë kryeministrit, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, bën të ditur se Tillerson duke uruar kreun e qeverisë për fitoren kuptimplotë në zgjedhje, "ka shprehur bindjen se mandati i fortë që ka marrë për të qeverisur e vetme, e obligon Partinë Socialiste të thellojë shpejtësinë e reformave, pastrojë administratën nga të korruptuarit dhe shënojë rezultate domethënëse në luftën kundër krimit".
"Duke i shprehur Kryeministrit të gjithë mbeshtetjen e qeverisë amerikane në mandatin e ri qeverisës, Sekretari i Shtetit i ka përcjellë Edi Ramës përshtypjet shumë pozitive të Zëvendës Presidentit Pence nga takimi i javës së shkuar në Malin e Zi dhe ka rikonfirmuar vullnetin amerikan për një vëmendje të përqendruar në zhvillimet në rajon", thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit pranë kryeministrit.
Biseda telefonike zgjati 20 minuta
Nga ana e tij, kryeministri Rama - vijon më tej njoftimi, e ka falenderuar bashkëbiseduesin për telefonatën dhe i ka bërë një pasqyrë të plotë të situatës rajonale nga këndvështrimi i vendit tonë, duke u përqendruar kryesisht tek dialogu Kosovë - Serbi dhe nevoja për zhbllokimin e ngërçit të emrit të Maqedonisë.
"Në pjesën e fundit biseda është shtrirë tek roli i Shqipërisë në NATO, kontributi i saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku Sekretari Tillerson është shprehur me konsideratat më të larta. Ndërsa Kryeministri Rama ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me SHBA në sektorin e energjisë dhe posaçërisht të naftës e të gazit, çka është pritur me shumë interes nga bashkëbiseduesi.
Biseda telefonike mes të dyve ka zgjatur më shumë se 20 minuta".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com