Të djathtët e Partisë Popullore fituan zgjedhjet parlamentare në Austri. Kryeministër ri i vendit do jetë 31-vjeçari, Sebastian Kurz, ish-ministër i Jashtëm.

 

Lulzim Basha shprehet se me fitoren e Sebastian Kurz Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit evropian.

 

Sapo urova mikun tim, kryetarin e Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurz për fitoren në zgjedhjet e sotme parlamentare. Fitorja e tij pas nje beteje të fortë dhe fushate të shkëlqyeshme është një lajm i mirë për Austrinë, Europën dhe familjen tonë politike EPP - European People's Party. Me kancelarin e ri Kurz, Shqipëria do të ketë vëmendje dhe mbështetje më të fuqishme në sfidat jetike të demokracisë dhe integrimit evropian” shprehet Basha.

dy.b/shqiptarja.com