Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar skuadrën e KF Tiranës për kualifikimin në fazën e tjetër të Champions League.
Përmes një postimi në rrjetet sociale në përfundim të sfidës, Presidenti Duka u shpreh i lumtur për kualifikimin e kampionëve të Shqipërisë, që mundën Dinamo Tbilisin në transfertë me rezultatin 2-0 dhe tani do të vazhdojnë aventurën evropiane. Kreu i qeverisë së futbollit e ka cilësuar një ogur të mirë këtë sukses në këtë periudhë të vështirë.
“Jam shuuuumë i lumtur për kualifikimin e KF Tiranës! Ky është një lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë për Tironsit. Është një ogur i mirë në këtë periudhë të vështirë, mbushur vetëm me lajme të këqija dhe të frikshme që i kanë ndodhur Shqipërisë dhe gjithë botës. Tërmeti fillimisht dhe pastaj pandemia prej COVID-19, ka qenë një situatë e vështirë për futbollin. Pasi nuk na ndihmoi askush. Dhe madje, na braktisën…
Sot, Tirana është krenaria jonë. Një pikë referimi në këtë moment të trishtuar dhe aspak frymëzues.
Ky është një rezultat që duhet festuar. E meritojnë shqiptarët dhe Tironsit. Kjo është magjia që sjell vetëm futbolli!”, – shkruan Presidenti Duka.
Lajmi kryesor:
Tiranë në turin e dytë të Champions/ Meta: Fitore fantastike! Veliaj: Lojë e shkëlqyer
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
65.3%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në "Astir"! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
GJKKO dënon 2 gra për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por ua fal izolimin pas gjykimit të shkurtuar (EMRAT)
9 Janar, 19:42
-
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
9 Janar, 17:14
-
Transferta në Shkodër, Gugash Magani: Tirana s'ka rrugë tjetër veç fitores, 2025 do jetë ndryshe
9 Janar, 15:55