Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka deklaruar se vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores ndaj Sllovakisë, do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë. Kështu ka njoftuar Murati qysh në mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook.
Ndërkohë, në rast se Kosova fiton kundër Turqisë në finalen play-off dhe siguron një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, kryeministri Albin Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro të tjera shpërblim për futbollistët dhe stafin. Katër muaj më parë, qeveria e Kosovës akordoi edhe 250 mijë euro për sigurimin e fazës play-off.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.
Lajmi kryesor:
'Unë jam shqipe nga Kosova', me flamurin kuqezi futbollistët dardanë festojnë fitoren historike kundër Sllovakisë! 500 mijë euro shpërblim (VIDEO)






