Andy Burnham i Laburistëve fiton zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, duke hapur rrugën që të sfidojë Keir Starmer për postin e liderit të partisë.

Ish-kryetari i bashkisë së Greater Manchester fitoi 55% të votave, pothuajse 25,000, duke mposhtur Robert Kenyon të Reform UK me më shumë se 9,000 vota diferencë.

Në fjalimin e fitores, Burnham tha se rezultati i zgjedhjeve “përçoi një thirrje të fortë për ndryshim”. Duke iu drejtuar partisë së tij, ai deklaroi: “Ky është shansi i fundit për të ndryshuar.”

“Nuk do të ketë një shans të dytë,” tha ai, duke shtuar se tani ekziston mundësia për të ndërtuar “një politikë të re të bazuar në unitet dhe shpresë”.

Duke shprehur keqardhjen që fitorja e tij i jep fund mandatit si kryetar i bashkisë së Greater Manchester-it, Burnham tha se ndarja mes veriut dhe jugut të Anglisë nuk mund të kapërcehet “pa ndryshime të mëdha në nivel kombëtar”.

Keir Starmer e uroi Burnham për fitoren e tij.

“Urime Andy Burnham, deputetit të ri laburist për Makerfield. “Votuesit zgjodhën fushatën e Laburistëve të shpresës dhe optimizmit mbi përçarjen dhe urrejtjen”, shkroi kryeministri britanik në X.

Burnham ka deklaruar më parë se do të kërkonte të hynte në çdo garë për udhëheqjen e Partisë Laburiste. Atij do t’i duhej mbështetja e të paktën 81 deputetëve laburistë për t’iu bashkuar garës.