Fituesi i Nobelit në Fizikë: Një tjetër univers ekzistonte para universit tonë

Fituesi i Nobelit në Fizikë: Një tjetër univers ekzistonte para universit tonë

Sir Roger Penrose, fituesi i Nobelit në Fizikë

Para Big Bengut ekzistonte një univers tjetër dhe prova e ekzistencës së tij gjendet tek Vrimat e Zeza. Kështu pretendon fituesi i çmimit Nobel në Fizikë, Sir Roger Penrose. Ai argumenton se ekzistenca e pikave me radiacion elektromagnetik të pashmpjegueshëm në hapësirë, të njohura si “Pikat Hawking”, janë “mbetje” të një universi më të hershëm.

Kjo është pjesë e teorisë “ciklike” të universit, sipas të cilës edhe universi nuk bën përjashtim nga rregulli se fundi i “diçkaje pason lindjen e tjetrës”. Sir Roger Penrose e mbështet idenë e tij tek “Pikat Hawking” dhe radiacionin e përcjellë prej tyre e interpreton si “energjia e një universi më të vjetër, të çliruar përmes vrimave të zeza”.

Vrimat e Zeza janë hapësira të stërmëdha në hapësirë, ku materia shkërmoq vetveten dhe ku fuqia gravitacionale është aq e madhe, sa as drita nuk arratiset dot. Një e tillë ndodhet në qendër të galaksisë sonë. Reihnard Genzel, Andrea Ghez dhe Sir Roger Penrose, që ndanë çmimin Nobel në Fizikë për këtë vit sollën provat më bindëse deri më tani të ekzistencës së saj në mes të “Rrugës së Qumështit”.

Ata mbështesin idenë se ekziston mundësia se periudha e “avullimit” të plotë të një “Vrime të Zezë” të zgjasë më shumë se mosha e vetë universit “aktual”, prandaj identifikimi i tyre (Vrimave të Zeza” është i vështirë.

“Jam i bindur se kemi vëzhguar radiacionin Hawking. Big Bengu nuk ishte fillimi. Fillimi ishte diçka tjetër para tij dhe pikërisht atë diçka tjetër do të kemi edhe në të ardhmen tonë. Kemi një univers që përhaphet e përhapet vazhdimisht dhe masa dobësohet vazhdimisht”, tha Sir Roger Penrose për “The Telegraph”.

“Këtu, teoria ime e çmendur sugjeron se Big Bengu është shkatërrimi i universit aktual dhe njëkohësisht lindja e një universi të ri. Pra, Big Bengu ynë u ngjiz nga shkatërrimi i një universi tjetër, gjurmët e të cilit i gjejmë tek ato që unë i quaj “Pikat Hawking”, shton Penrose.

“Pikat Hawking” janë zona, apo njolla me diametër deri në 8 herë më të madh se Hëna brenda një Vrime të Zezë dhe sipas shkencëtarëve ato janë më të ngrohta. Penrose pretendon se ka prova të mjaftueshme të paktën për gjashtë nga këto pika.

Megjithatë, teoria e guximshme e Sir Roger Penrose është vënë përballë kritikave të forta. Shumë kolegë të tij thonë se ekzistenca e këtyre pikave me radiacion mbetet për t’u konfirmuar. Për më tepër, kundërshtarët e kësaj teorie thonë se në rastet kur një univers më i madh do të shndërrohet në një univers më të vogël do të kërkojë që ai të humbasë masën me kalimin e kohës, nocion që gjithashtu është pritur me skepticizëm.

Si kundërpërgjigje, Sir Roger u kujtoi kundërshtarëve të tij se deri vonë mohohej edhe vetë ekzistenca e “Vrimave të Zeza”.

“Njerëzit ishin skeptikë edhe për këto. Na u desh kohë e gjatë para se të pranohej koncepti i Vrimave të Zeza, që për nga rëndësia e tyre, personalisht mendoj se janë nënvlerësuar shumë”, tha ai për BBC.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin