Fituesit, dy raude regjistrimesh

Fituesit, dy raude regjistrimesh
TIRANE - Për studentët që do të shpallen për herë të parë fitues në një nga universitetet publike do të ketë dy raunde regjistrimesh. Vendimi i djeshëm i këshillit të Ministrave detajon procedurën që ndiqet edhe për të regjistruar në fakultet 31 mijë të rinjtë që do të klasifikohen sipër vijës së kuqe të fituesve.

Kështu sipas vendimit të djeshëm të qeverisë pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet nëpërmjet parimit meritë - preferencë dhe kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3).

Sipas VKM-së së djeshme shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë, bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati.

Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi on-line dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues.

Po sipas këtij vendimi kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas aplikimit me formularin A2, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët apo kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të: fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë program studimi; maturantëve/kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit on-line dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.

Formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga institucionet publike të arsimit të lartë me kuotat respektive të shpërndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët: kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;

kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2013; kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore;

ç) kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

Kuotat, që mbeten të parealizuara edhe pas regjistrimit të fituesve të shpallur nga aplikimi në raundin e fundit, nuk rishpallen. Pa përfundimit të provimit me zgjedhje që do të zhvillohet nesër, do të fillojë edhe mbledhja e pikëve. Fituesit shpallen në fillim të shtatorit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu