Fituesit e shorteut të Heineken, në
Torino për sfidën Juventus-Monaco

Fituesit e shorteut të Heineken, në<br />Torino për sfidën Juventus-Monaco
22 sportdashësit shqiptarë, fituesit e shorteut të Heineken në Shqipëri, patën rastin të ndiqnin në "Juventus Stadium" ndeshjen e dytë gjysmëfinale të UEFA Champions League mes skuadrave Juventus - Monaco.

Hyrja në “Juventus Stadium", i cilësuar si stadiumi më modern në Europë, ishte një ëndërr e realizuar nga Heineken per të gjithë fituesit nga Shqipëria. Ata patën mundësi që të ndiqnin nga afër, në një ndeshje plot emocion dhe drithërima, idhujt e tyre të zemrës, Gonzalo Higuan, Paolo Dybala, Mbape etj.

Gjatë gjithë ndeshjes ata u bënë pjesë e një nate të mrekullueshme kampionësh duke u bashkuar me ritmin e mijëra tifozëve juventinë dhe francezëve të Monakos duke festuar në "Juventus Stadium".

I pranishëm në stadium ishte dhe ish futbollisti i njohur David Trezeguet, i ftuar në Shqipëri nga Heineken, ku përzgjodhi fituesit e shorteut tek Mumja club në 20 Prill.

Heineken, si sponsor zyrtar i UEFA Champions League do të vazhdojë të krijojë eksperienca unike për miqtë e saj edhe gjatë finales së UEFA Champions League në 3 Qershor, në baret më të mira në të gjithë Shqipërinë, duke ofruar dhurata dhe surpriza të mrekullueshme. 

Ky ështe viti i gjashtë rradhazi që Heineken organizon në Shqipëri eventin për të ndjekur live një ndeshje gjysëm finale të UEFA Champions league. Vitin e kaluar fituesit patën mundësi të ndiqnin në Santiago Bernabeu ndeshjen Real Madrid – Juventus.

[gallery]22203[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë