Ishte këngëtarja nga Izraeli ajo që triumfoi në festivalin e Eurovizion 2018.
Dhe njëherë Eurovizioni dëshmoi që nuk është e rëndësishme pamja e jatshme por përmbajtja e këngës,tematika që trajton. Netta u prononcua për BBC News që ajo kishte marrë pjesë për të treguar që ishte ndryshe përsa i përket përmasave të saj dhe se “ndryshimi nuk është pranuar ende.”
Kjo është arsyeja pse pasi mori trofeun ajo u shpreh: “Faleminderit që zgjodhet ndryshimin”. Gjithashtu është shprehur se nuk ka asgjë kundër këngëtares që përfaqesoi Qipron, Elleni Foureira por kundër vetes dhe eshtë shprehur: Do të konkuroj me veten derisa të vdes.”