Fizibiliteti, Thaçi: Zgjidhje balancua

Fizibiliteti, Thaçi: Zgjidhje balancua
PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Këshilli i Ministrave i BE-së, ka aprovuar të drejtën e Kosovës për studimin e fisibilitetit për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe shkurtimin e periudhës kohore për liberalizimin e vizave. Pas takimit me ish presidentët shqiptarë Alfred Mojsiu dhe Rexhep Mejdani ai tha se kjo i hap rrugë integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
“E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është e ndarë si dy shtete të veçanta dhe se perspektiva e tyre nuk është e ndërlidhur me njëra tjetrën”, tha kryeministri kosovar.
Thaci pohoi gjithashtu se Kosova në nismat rajonale, do të përfaqësohet pa UNMIK-un.
“UNMIK nuk do të ketë as në salla e as në korridore. Kosova me vendet që e kanë njohur do të jetë në nivel të barabartë. Serbia as nuk na ka njohur e as nuk e kemi njohur dhe me të do të kemi reciprocitet. Në momentin që Serbia është e gatshme të lëvizë drejtë njohjes, atëherë edhe ne do ta shohim mundësinë dhe do ta marrim vendimin e duhur”, tha kryeministri Thaçi.
Ndërkaq, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, ka thënë se marrëveshja e fundit në Bruksel, i shërben Kosovës për integrimin e saj në strukturat euroatlantike.
“Sot kemi Kosovë të lirë dhe të pavarur. Por, nuk na mjafton kjo. Ajo që na intereson sot është që të shkojmë tutje. Nuk na duhet një Kosovë apo një Shqipëri që bashkëpunojnë vetëm me njëra tjetrën. Dhe kjo marrëveshje i shërben procesit të integrimit dhe kështu duhet të shihet e ardhmja jonë”, tha ai.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)