Fjai Kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me  Hahn

Dy vite me parë Parlamenti Europian u investua për të përfunduar një krizë parlamentare që nisi si rezultati

1. Inkriminimit të Parlamentit i dhunës në Parlament kundër deputetëve të opozitës nga persona me rekorde kriminale që Edi Rama kishte sjellë aty,

2.për shkak të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese qëështë shenja kulmore e degradimit dhe e “vdekjes klinike” të shtetit ligjor

3.për shkak të mohimit të së drejtës kushtetuese, e vetmja e drejtë e opozitës për të mbikëqyrur qeverisjen qëështë ajo e komisioneve hetimore parlamentare, dhe

4. për shkak të shkeljes së konsensusit mbi çështje politike siç ishte ligji për nëpunësin civil dhe mosofrimit të mundësisë për konsensus për asnjëçështje të interesit kombëtar nga maxhoranca Rama-Meta.

Sot dy vite më vonë Shqipëria gjendet në të njëjtën situatë sepse nga njëra anë ligji për dekriminalizimin i cili u miratua vetëm pas një presioni në minutat e fundit dhe nuk arriti të shmang kandidimin dheinstalimin e kryetarëve të bashkive me rekorde kriminale si në rastet e Krujës, Kavajës, Kurbinit, Tepelenës apo Këlcyrës përsëri ka mbetur peng i vullnetit politik të Edi Ramës.

Kërkesat tona:

Javëte ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse ky ligj do të zbatohet në gërmë, ndërkohë që për zbatimin e “shpirtit” të ligjit nuk ka asnjë shans sepse Edi Rama i ka marrë këta kriminelë dhe i ka transferuar si koordinatorë në Partinë Socialiste. Po i përdor aktualisht për të fituar referendumin e tij brenda partisë, dhe ka ndërmend t’i përdorë sigurisht edhe në zgjedhjet e ardhshme  parlamentare. Po kështu kërkojmë që ligjin për dekriminalizimin të veprojë edhe në ato raste të paparashikuara më parë ku deputetët si Armando Prenga përgjakin me armë të paligjshme qytetarët në dyert e komisariateve dhe pastaj vijnë në Parlament serbes, serbes sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Për çështjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e shikoni qëështë një recidivist sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyron parlamentin që të zbatojë Kushtetutën dhe të dërgojë për gjykim të gjitha rastet kur deputetë të maxhorancës supozohen se kanë shkelur Kushtetutën duke marrë e përfituar fonde apo pasuri publike, siçështë rasti Kokëdhima që u desh një vit për ta çuar, apo siç janë rastet e Sulit dhe Valentina Leskajt ku maxhoranca refuzon zbatimin e vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pra përsëri e ka sjellë shtetin ligjor në “vdekje klinike”.Ky nuk është rast i vetëm, pasi kemi rastin e parkut të Tiranës njësoj si rasti i bunkerit apo rasti i strehës që ka vënë tek Kryeministria, secili me efekte të ndryshme sigurisht. Ky i parkut është më i dhunshmi sepse në mënyrë arbitrare privon qytetarët nga mijëra metra katror gjelbërim. Por të treja nxjerrin në pah natyrën tiranike të një regjimi banditesk i cili nga njëra anë merr dhe rras në burg njerëzit sepse lyejnë shtëpinë pa leje apo vendosin tjegulla nëçatinë që po u bie,  dhe nga ana tjetër pa leje dhe kundër ligjit ndërton mes parkut pa leje mjedisore, me leje të falsifikuar të Këshillit Kombëtar të Territorit. Pa leje dhe kundër ligjit ndërton bunker në mes të Tiranës.

Së treti, çështja e komisioneve hetimore ku ndonëse u detyruan pas marrëveshjes të pranojnë dy komisionet tona hetimore, kanë bërë gjithçka për t’i sabotuar ato, për të shkurajuar hetimin parlamentar si një instrument të transparencës para qytetarëve shqiptarë: se si vjedh kjo qeveri, se si dhunon kjo qeveri ligjet dhe Kushtetutën, se kush merr paratë e taksapaguesve shqiptarëdhe pse nuk vë para përgjegjësisë hajdutët në pushtet - duke e tërhequr maxhorancën nga kuorumi nga çdo komisioni hetimor sa herë qëka dëshmi që inkriminojnë kryeministrin apo ministrat e kësaj qeverie. Dhe duke dhunuar edhe një kusht tjetër të marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014 qëështë aprovimi i rregullave për funksionimin eficient të komisioneve hetimore dhe këtë po kërkojmë ne.Ne po kërkojmë që komisionet hetimore të mos mund të bllokohen në mënyrë arbitrare nga maxhoranca.

Kjo pra është Shqipëria dy vite më vonë, nuk është asnjë hap përpara në raport me integrimin europian të vendit, është shumë hapa prapa, është në drejtim të një autokracie, një regjimi që shtyp dhe dhunon  Kushtetutën, ligjin të drejtat e qytetarëve.

Që shtyp dhe ushtron dhunë ndaj opozitës parlamentare në Parlament dhe jashtë Parlamentit dhe që përgatitet të prishë zgjedhjet e ardhshme parlamentare si e vetmja rrugë për të mbajtur pushtetin me anë të cilit po pasurohen pushtetarët e po varfërohen qytetarët.

Këto janë shqetësimet të cilat kam patur rastin ti diskutoj si në takimin kokë më kokë me komisionerin Hahn por po kështu edhe në takimet me delegacionin dhe që do të ngrihen edhe në dy takimet nga përfaqësuesit tanë në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe në të ashtëquajturin dialog politik për pesë prioritetet.

Kam kërkuar mbështetjen e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës më parë dhe sot të Bashkimit Europian  për të qëndruar fuqimisht për shtetin ligjor, për zbatimin e Kushtetutës, për implementimin pa asnjë ekuivok, pa asnjë negociatëtë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si parakusht i rikthimit tëçdo premise për dialog politik.

Sa i përket reformës në drejtësi kam garantuar se pala më e interesuar për reformën në drejtësi është dhe mbetet opozita,dhe që ata që i tremben reformës në drejtësi janë ata që duhet të japin llogari për miliona, miliarda euro zhvatje të qytetarëve shqiptarë dhe për lidhjet e tyre me krimin që janë bërë sot për fat të keq skandale famëkeqe jo vetëm në Shqipëri por anembanë Europës. Dihet që pushtetarët e Tiranës e kanë të pamundur ta kalojnë ditën pa u shtruar në dreka, darka dhe përfitime me Shullazët, me bandat, me Xibrakët dhe me figura të tjera të krimit të cilat i konsiderojnë dhe i trajtojnë, dhe në fakt janë bashkëqeverisësit e Shqipërisë sot.  

Pyetje: Z.Basha cili është qëndrimi i Bashkimit Europian

Basha: Qëndrimin e Bashkimit Europian flet Bashkimi Europian. Qëndrimi i opozitës shqiptare qëështë po kaq europian, është se pa dekriminalizimin e politikës shqiptare, pa zbatimin jo vetëm në gërmë por në shpirt të ligjit të dekriminalizimit, demokracia shqiptare është seriozisht e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë.

Pyetje: Z.Basha a ka bisedime mes palëve lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për rrjedhojë hyrjen tuaj komisionet parlamentare?

Basha: Po, ne kemi qenëtë hapur që në qoftë se ka ndonjë keqkuptim, se përse duhet zbatuar Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që ti sqarojmë, ndonëse normalisht keqkuptime të tilla nuk ka dhe nuk mund të ketë. Kushtetuta nuk negociohet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk negociohen por zbatohen.

Lojërat e Edi Ramës me Kushtetutën nuk janë të reja. Dy vite më parë ata u detyruan nën presionin e Parlamentit Europian ti jepnin fund lojës së moszbatimit e vendimeve të Gjyktës Kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare. Tani një orë e më parë duhet t’i japin fund edhe kësaj loje. Por jo vetëm kaq, duhet që sistematikisht të parandalojmëçdo aspiranti për tiranqë të luajë me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese në të ardhmen. Qoftë ky kryeministri aktual, sado ti ketë ditët në atë karrige dhe çdo kush që do të jetë në të ardhmen.

Pra, në mënyrë absolute duhet të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të dy deputetëve të cilët kanë përfituar njëri 150 milionë lekë të KESH-it, tjetra 1/3 e hekurudhës shqiptare nga Ballshi deri në Vlorë. Po kështu, t’i pritet rruga një herë e përgjithmonëçdo tentative të maxhorancës për t’i shkuar në mendje moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pyetje: Në gjykimin tuaj45 minutat që i kaluat kokë me kokë me komisionerin Hahn besoni qëdo t’u shërbejnë për rifillimin e dialogut për reformën në drejtësi?

Basha: Dialogun për reformën në drejtësi e ka ndaluar maxhoranca.Maxhoranca ka shpallur një gjendje rënie të republikës, asgjësimit të shtetit ligjor. Pra, nuk ështëçështje dialogu, nuk është as çështje negociate as me Ëashingtonin, as me Brukselin. Kjo është njëçështje “vdekje klinike” e shtetit ligjor në Shqipëri, është një dramë e cila shpaloset ditë për ditë nëçdo fshat e çdo qytet të Shqipërisë, ku nga njëra anë polici, inspektori, krimineli i bërë deputet apo drejtorë, vetë kryeministri i vendit apo ministrat shkelin dhe dhunojnë ligjin duke dhunuar qytetarët. Dhe nga ana tjetër po këta njerëz përfitojnë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën pasuri marramendëse, koncesione, tendera, emërime të paligjshme në dogana, në polici. Pra, kjo është njëçështje e një aparteidi ku nga njëra anë qëndrojnë jo thjesht vetëm demokratët por të gjithë qytetarët shqiptarë dhe nga ana tjetër një grusht njerëzish. Pra, është një oligarki “de facto” dhe kjo nuk mundet me asnjë negociatë, as me 45 minuta  kokë më kokë as me komisionerin Hahn dhe as me këdo autoritet tjetër.

Por sot mendoj se komisioneri Hahn ka marrë një pasqyrë tëplotë dhe të qartë të gjendjes. Sigurisht ai ka përgjegjësitë e tij para Unionit, para Bashkimit Europian, ka vizionin e tij për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilën unë i jam jashtëzakonisht mirënjohës si kryetar i opozitës, si kryetar i alternativës që e do Shqipërinë në Europë.

Ndërsa roli im është që të përcaktoj qartë piketat ku PD kërkon të ecë në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet dhe jo t’i largohet anëtarësimit në Europë. Dhe këto piketa janë zbatimi i ligjit, zbatimi i Kushtetutës, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe padyshim një reformë në drejtësi që krijon mekanizmat për të vënë para përgjegjësisë korrupsionin dhe të korruptuarit në nivele të larta.

Pyetje: Pra nuk bëhet fjalë për një dialog të ri, rikthim të dialogut për reformën në drejtësi. Pra nuk keni asnjë lloj sinjali që mund të negociohet?

Basha: Kjo nuk ështëçështje sinjali dhe sinjalistike. Nuk ka gjë më elementare për një vend se Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nga ato fillon ligji, nga këto buron gjithçka tjetër. Ndaj zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i panegociueshëm dhe pa këto e vetmja gjë që zbulohet, del haptazi para çdo kujt dhe para atyre që janë shumë të zënë me krizën në Ukrainë, në Siri apo për problemet e brendshme të Bashkimit Europian ështëfakti se në Tiranëështë instaluar një regjim i cili është gati të përdorë gjithçka për ti ikur një llogaridhënie para një drejtësie të pavarur, është gati ti vërë edhe shkelmin e fundit shtetit ligjor duke moszbatuar  vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pyetje: Z.Basha kjo do të thotë që ditën e nesërme opozitën do ta shikojmëpërsëri të protestojë sërish në Kuvend?

Basha: Vendimet e grupit parlamentar janë akoma në fuqi sepse asgjë nuk ka ndryshuar në raport me dhunimet flagrante të demokracisë dhe shtetit ligjor që janë burimi i çdo të keqe në Shqipëri, janë burimi i krizës ekonomike, janë burimi i eksodit të shqiptarëve, janë burimi i papunësisë dhe varfërisë.

E gjitha kjo vjen sepse Edi Rama i ka vënë tritolin shtetit ligjor, demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, drejtësisë së pavarur. Ne qëndrojmë pikërisht për këto vlera, Kushtetutën, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësi e pavarur dhe e pakapur për t’i vënë para përgjegjësisë politikanët dhe pushtetarët e korruptuar në Shqipëri. 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali