Fjalët e para të Ziadin Selës pas
fitores, e pabesueshme çfarë thotë

Fjalët e para të Ziadin Selës pas<br />fitores, e pabesueshme çfarë thotë<br>
“Aleanca për Shqiptarët” me kryetar Ziadin Sela ka ‘blinduar’ Strugën, duke marrë shumicën e votave. Në zgjedhjet lokale të zhvilluara sot në Maqedoni, Sela është drejt fitores në Strugë. Në fjalët e tij të para, teksa shqiptarët kanë nisur festën në Strugë, Sela tha se do të fitojë edhe në raundin e dytë, pasi sipas tij, ky është vullneti i popullit dhe nuk mund ta ndalë njeri.

“Sipas rezultateve ne kryesojmë në raundin e parë. Jam mbi 9 mijë vota, që i kemi mbledhur si “Aleancë për Shqiptarët”. Këtë fitore ja dedikoj strugarëve, shqiptarëve. Nuk na shqetëson kush do jetë kundërkandidat në raundin e dytë, sepse ne do i fitojmë zgjedhjet, pasi ky është vullneti i popullit dhe nuk mund ta ndal njeri”, tha Sela për alsat.m.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari