Në fakt, në profilin e tij në Facebook, Lami ka publike fotografi të shumta me të ëmën, madje tepër prekëse duket edhe një telefonatë e ndërprerë, ku në sfond të celularit duket mamaja e tij, Lirije Lami.
[gallery]25800[/gallery]
Duket se Olti Lami ka ditur apo ka aluduar për diçka, pavarësisht se vdekja e mamasë së tij ishte paraqitur vjet si e ndodhur për shkaqe natyrore dhe madje krimi dyshohet se nuk ishte kallëzuar as nga babai i tij dhe bashkëshorti i viktimës, Agim Lami, i cili është arrestuar.
Në fakt Olti Lami shkruan me fjalë mjaft prekëse në profilin e tij: “E vërteta rrugën e ka të gjatë, por vjen, mom”.
s.k/Shqiptarja.com
FOTO










