Fjala e Gjiknurit dhe Ardian Çelës në Himarë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes z.Adrian Çela dhe kryebashkiaku i Himarës z.Jorgo Goro ndoqën nga afër masat e marra për garantimin e furnizimit gjatë sezonit turistik në vijën bregdetare.
 
Ministri Gjiknuri deklaroi se në sajë të investimeve të kryera, këtë vit ka ndryshuar ndjeshëm cilësia e furnizimit çka pohohet nga banorët e zonës dhe pushuesit.
 
Sipas tij, në këtë zonë prej shumë vitesh nuk kishte patur asnjë investim në rrjetin e transmetimit dhe
 
shpërndarjes.
 
“Jugu ka qenë një nga zonat më problematike për sa i takon furnizimit me energji sidomos gjatë verës kur rritej dhe konsumi i energjisë për shkak të turizmit, ndërprerjet kanë qenë të shpeshta, por dhe cilësia e furnizimit apo niveli i tensionit kanë qenë skandaloze.
 
Vitet e fundit por sidomos vitin e fundit janë kryer investime që tregojnë dukshëm ndryshimin e realiteteve, cilësia e furnizimit ka ndryshuar rrënjësisht”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri ka përmendur disa investime të kryera në zonën bregdetare të jugut, investimin e rëndësishëm të Unazës së Jugut e cila hyri këtë vit në funksionim, si dhe vendosjen për herë të parë në punë të një n.stacioni të lëvizshëm në Himarë që bën konvertimin e kësaj rryme për nivelin e tensionit të ulët për qytetarët.
 
Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri i Energjisë ka theksuar se ditët e fundit po shqyrtohet oferta për 2 n.stacione të reja të Himarës dhe Orikumit, që do të jenë investime permanente që do të kompletojnë gjithë pjesën e jugut nga Vlora në Sarandë.
 
“Kemi filluar procesin e përgatitjes së tenderit për investimet që do bëhen në pjesën tjetër të jugut, një pjesë nga kooperacioni Italian dhe një phjesë e fondit nga OSHEE, deri vitin tjetër do kemi mundësi që I gjithë jugu të ketë një cilësi furnizimi njësoj si qytetet e tjera të Shqipërisë”, tha ministri.
 
Ndërsa administratori i kompanisë OSHEE, z.Adrian Cela nënvizoi në fjalën e tij disa prej investimeve të përfunduara në zonën e jugut sic janë nënstacioni mobile që do të qëndrojë permanent deri në vitin 2017 derisa të hyjë në punë nstacioni i ri 110-20 me fondet e Kfw.
 
“Këtë javë përfundoi n.stacioni i ri i Palacës, ka hyrë në punë linja e re e investimev 35/10/20 nga Himara në Dhërmi, që përfshin Jalën dhe Livadhe si dhe linja e re e Qeparoit.
 
Javën që vjen do të instalohet brenda datës 10 gusht një nstacion mobile në Borsh”, tha administratori i OSHEE.
 
Përveç përfundimit nga OST të linjës së transmetimit 110 kV Unaza e Jugut, OSHEE ka vendosur një nënstacion të ri dhe modern të lëvizshëm në Himarë me vlerë 200 milion lek që furnizon me energji përveç Himarës, Qeparoin, Dhërmiun dhe Palasën.
 
Ka përfunduar ndërtimi i linjës 35 dhe 20 kV nga Himara në Dhërmi në vlerë 247 milion lekë. Po punohet nga OSHEE për ndërtimin e nënstacionit të ri 35/20 kV në Dhërmi me vlerë investimi 140 milion lekë.
 
Me mbështetjen e donatorëve është programuar dhe nis në shtator investimi në vlerë 20 milion USD për Radhimën, Orikumin, Dhërmiun, Qeparoin e deri në Sarandë.
 
Ndërkaq, me mbështetjen e kfË, Operatori i Transmetimit do të ndërtojë dy nënstacione të reja në Himarë dhe Orikum çka do ti japë zgjidhjen përfundimtare furnizimit për bregdetin brenda vitit 2017.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë