Fjala e Kryeministrit Edi Rama në takimin me banorë në Shijak, për shpërndarjen e certifikatave të legalizimit

Sot, kur më thanë që organizohej ky takim, do të kishte pasur një debat midis Artan Lames dhe kabinetit tim, për shkak se ju e dini që tani janë disa ditë shumë të rëndësishme dhe një problem shumë madhor. Unë i thashë do të shkoj në Shijak dhe realisht jam shumë i kënaqur e ndihem shumë mirë kur vij këtu. Sidomos nuk doja të humbja rastin për ta parë këtë transformim të jashtëzakonshëm të qendrës së qytetit tuaj, në praninë tuaj dhe për t’ju siguruar që kjo punë do të vazhdojë.

Ne vërtetë e kemi nisur punën dhe kemi bërë shumë për qendrat e qyteteve, por ky është thjesht një fillim i mbarë i një punë që do të shtrihet më tutje. Ne tani jemi duke punuar për të siguruar financimin për shtratin e lumit, që është një pengesë shumë e madhe dhe krijon vazhdimisht pasoja kur lumi del nga shtrati. Do të vazhdojmë me punët publike, do të vazhdojmë ta mbështesim bashkinë e Shijakut dhe kryetarin e bashkisë, ta mbështesim këtë komunitet që vërtetë  është një komunitet qytetar dhe i shkëlqyer dhe këtë e tregon edhe pamja që unë kam përpara syve. Kështu që faleminderit për mikpritjen.

Për legalizimin këtu, në fakt, shifrat flasin vetë. Në kemi ardhur në Shijak dhe kemi qënë po këtu, në shkurt të vitit 2015 dhe kemi folur për një problem të madh, të trashëguar, që ishte bërë një pengesë kryesore për të gjitha familjet që kërkonin legalizimin. Ishte problemi me zyrën e regjistrimit të pasurive, pasi nuk ishte bërë në 25 vjet regjistrimi i pasurive në hipotekë. S’kishte regjistrime, thesar pronash, çka ju i dini shumë mirë.

Në 8 vjet me Partinë Demokratike - nuk dua të flasë shumë për Partinë Demokratike se janë duke bërë edhe mbledhje, si t’ia bëjnë, a të hapin luftë me Amerikën, apo të bashkohen me popullin dhe nuk duhet t’i shqetësosh, - në atë kohë u bënë vetëm 7 legalizime në gjithë Shijakun. Një zonë ku Partia Demokratike nuk është trajtuar keq, por përkundrazi ka pasur mbështetje, ka pasur demokratë simpatizantë, të cilët i kanë dhënë Partisë Demokratike jo pak vota dhe çfarë kanë marrë mbrapsht? Në 8 vite vetëm 7 legalizime, ndërkohë që në të 7 legalizimet nuk ka asnjë banesë për një familje të zakonshme, por që të shtata janë restorante. Ndërkohë, njerëzit janë zvarritur, zvarritur e zvarritur.

Sot ndajmë 1001 leje legalizimi, që do të thotë se nga ky shesh dalin sot pronarë të shtëpisë së tyre, me dokumente në dorë, 1001 familje. Nga ana tjetër mbeten dhe rreth 250 objekte, që në bazë të legjislacionit aktual kanë një problematikë të caktuar, por që ne do të bëjmë çdo gjë për ta zgjidhur ketë problematike, duke ndërhyrë në legjislacion. Historia e legalizimeve ka qënë ec edhe gjej pengesa, gropa, në raport me bazën ligjore.

Edhe një shifër tjetër që besoj ka shumë rëndësi është që ritmi aktual i legalizimeve në vend  është 4500 deri në 5000 legalizime në muaj, që do të thotë që me këtë ritëm, në gjithë Shqipërinë legalizojmë në 4 muaj atë çfarë ka legalizuar Partia Demokratike në 4 vite dhe çdo 4 muaj sa për 8 vite të tyre. Në një vit - është një llogari që s’ka të krahasuar, - sa për 21 vite të tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët