Fjala e ministrit Blendi Klosi gjatë prezantimit të programeve të punësimit për vitin 2016

SHQIPERIA KA PUN, PREZANTIMI PROGRAMEVE TE NXITJES SE PUNESIMIT
 
Shqipëria punon – Shqipëria është në punë – Biznesi kërkon punonjës – Punëkërkuesit kërkojnë punë. Prandaj dhe PUNESIMI është një nga prioritetet më madhore të Qeverisë RAMA.
Qeveria është e angazhuar konkretisht për krijimin e vendeve të reja të punës dhe përparësitë në programin e ri të këtij viti do t’u jepen punëkërkuesve të papunë nga grupet e veçanta, në programe të posaçme punësimi.

Kurdoherë që flas për punën, unë nënkuptoj PUNËN E DENJË – që do të thotë punë me pagë të denjë, me kushte të punës dhe të sigurisë në punë, me sigurime për shëndetin dhe pensionin, por të kualifikuar dhe të çertifikuar. 

Ne prezantimin qe po shfaqet, kemi listuar disa nga bizneset e medha apo te mesem ne gjithe vendin, qe kerkojne punonjes. Te regjistruar ne Zyrat e Punes jane mbi 30.000 kerkesa per pune. Vetem pardje ishim ne Qarkun e Korces, ku bizneset vetem per vitin 2015 kishin kerkuar mbi 5.000 punonjes prane zyrave te punes, e keshtu nga Veriu ne Jug, neper te gjithe Shqiperine. Po permend vetem disa biznese qe kane nevoje per fuqi puntore: Aleksia (perpunim ulliri), Xhengo (ndertim), Fix (perpunim mishi), Kotheo (fason), Simaku (ndertim), Sopoti (perpunim ulliri), Konstruksion 93 (ndertim), Tona (perpunim mishi). Sipermarrja Tona nje nga me te medhate e vendit ne perpunimin e mishit kerkon te hape nje repart te ri, thertoren, me 50 punonjes, por ne tregun e punes nuk gjenden kasape!

Vetem 500m. nga Tona ndodhet QFP e Korces, por ajo kualifikon parukiere, berbere, modeliste, per te cilet nuk ka nevoje tregu!   Per te rregulluar njehere e pergjithmone kete budallallek, kemi siguruar tanime edhe te konsoliduar maredhenien Biznes – Tregu i Punes – AFP.

Kemi publikuar sot nje pjese te ketyre kompanive jo per te sfiduar ata qe na kritikojne per vertesine e ketyre shifrave e qe tju themi atyre ja ku jane kompanite qe duan punetore te kualifikuar, ja ku jane biznesmenet heronjte e veretete te kapitalizmit shqiptar qe duan kudo te shtojne kapacitetet e tyre prodhuese, por perkundrazi duke u kerkuar ndershmerisht kritizereve tane ta vazhdojne kete debat, ta vazhdojne kete debat sepse:

E para se nga debati mbi vendet e lira ne zyrat e punes  fitojne gjithmone e me shume aktoret vunerabel, pra punkerkuesit e paorientuar qe degjojne se ku te kerkojne pune e drejtohen tek zyrat e punes e agjensite private te punesimit per te kerkuar pune sipas aftesive te tyre , dhe kjo eshte me e rendesishmja per ne.

E dyta, se edhe me kritikuesit me te flakte arsyet e ketij kolapsi i kemi te njejta, mungesa e profesioneve, nje piramide kriminale diplomash false, mungesa e kushteve te punes, lufta e munguar me dekada kunder informalitetit apo edhe zhdukja per vite me rradhe nga fjalori administrativ i zyrave orientuese te Punekerkuesve.Po ne dallim te madh me opozitaret tane ne po perpiqemi jashtezakonisht shume qe nepermjet reformave te qenesishme te permirsojme te gjithe keto faktore katastrofale te tregut te punes qe na i la trashegim qeveria e vjeter.

Dhe arsyeja e trete, qe do deshiroja shume qe ky debat te vazhdoje eshte nje nga ato arsye qe sinqerisht me japin me shume pasion ne kryerjen e misionit te larte te drejtimit te dikasterit te punes, eshte rikthimi i vemendjes te Arsimi dhe Formimi Profesional si nje mekanizem jashtemase i rendesishem, imediat, dhe mbarepopullor per ti sherbyer punes se denje  jo vetem te gjenerates ne te cilen jetojme por edhe disa gjeneratve qe do te vijne .
Vetem duke disafishuar numrin e te rinjeve qe zgjedhin edukimin profesional ne mund dhe do te shpetojme tregun e punes ne Shqiperi.
 
I nderuari zoti Kryeminister,
Te nderuar perfaqsues te komunitetit te biznesit,
Thene te gjitha keto ne nuk i fshihemi aspak pyetjes po a ka  punekerkues ne Shqiperi ? Natyrisht qe ka, bile te rregjistruar, edhe me shume se vendet e ofruara te punes. Ceshtja eshte qe te gjejme te gjitha mekanizmat qe punekerkuesit te pershtaten me kerkesat e vendeve te punes, te formohen profesionalisht dhe mundesisht te certifikohen.

Ne keto tre vjet eshte bere nje pune e madhe per te krijuar lidhjen e forte BIZNES – TREG PUNE – AFP, por Qeveria, ne programin e ri te nxitjes se punesimit synon te nxise bizneset per te punesuar me shume kategori te papunesh. Punësimi me pune te denjë, qe eshte kryefjala e Qeverisë Shqiptare,  është përkthyer në fonde të shumëfishuara per nxitjen e punesimit vetëm në tre vitet e kësaj qeverisje. Kështu, fondet e nxitjes së punësimit që nga viti 2013 janë pesëfishuar, nga 90 milion (që ishin në vitin  2013) në 490 milion për këtë vit.
Me kete fond synohet 7 fishimi i numrit të pjesëmarrësve ne 7 programe. Nga 834 punkërkues te perfshire në vitin 2013, kete vit synohet te punesohen mbi 6000 punekerkues. Kostoja per nje te punesuar nga 100.000 leke/per nje te punesuar, qe ishte ne vitin 2013, tani do te jete 80.000 Leke, cka demostron per rritjen e efikasitetit te zyrave te punesimit.
 
Janë 7 programe që do të zbatohen në vitin 2016 ku rreth 70% do të jenë femra dhe 55% të rinj.

Fushat prioritare të zbatimit të  programeve të nxitjes së punësimit për vitin 2016, do të jenë industrite prodhuese, turizmi, teknologjia e informacionit, bujqësia dhe perpunimi agro-ushqimor, si dhe sektore të tjere prioritare.

Nëpërmjet këtyre programeve Qeveria do te mbështese punëdhënësit me subvencion të pagave, subvencion të sigurimeve të detyrueshme, subvencion të kostove të trajnimit dhe përshtatje të vendit të punës. Pra ne ulim kostot për çdo të punësuar. Ne i ofrojmë punëdhënësve forcë pune falas për një periudhë të caktuar kohe, duke bashkëpunuar për arritjen e një punësimi të qëndrueshëm dhe një vendi punë të sigurt në tregun e punës.
Programet që do të zbatohen adresojnë grupet dhe probleme aktuale të tregut të punës në Shqipëri.
Në vijim, do të bëj një përmbledhje të shkurtër të programeve, që prezantojme sot.

Programi i nxitjes së punësimit të grupeve të veçanta, ku përfshihen: të rinjtë që hyjnë për herë të parë në punë, të papunët afagjatë, përfituesit e ndihmës ekonomike dhe pagesës së papunësisë, romët, personat me aftësi të kufizuar, emigrantë që kthehen me probleme ekonomike, viktima të trafikimit.

Programi parashikon një punësim një vjeçar, duke krijuar shanse dhe premisa të sigurta, për përfshirjen afatgjatë në tregun e punës, të këtyre grupeve të vështira për t’u punësuar. Qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me punëdhënësit, për sigurimin që edhe pas vitit të zbatimit të kontratës, të vazhdojnë të jenë pjesë e tregut të punës.
Programi i formimit nëpërmjet punës, ku përfshihen të rinjtë dhe të rriturit pa profesion. Programi përfshin kryesisht të rinj, qe kërkojnë të mësojnë një profesion, i cili do t’u rrisë shanset për punësim. Kohëzgjatja e trajnimit është deri në 6 muaj dhe profesioni mësohet në vendin e punës.

Përveç punësimit pas periudhës së trajnimit, për 50% të pjesëmarrësve, shanset për t’u punësuar në ndërrmarrje të tjera për të njëjtin profesion, janë mjaft të larta.
Programi i nxitjes së punësimit të të rinjve të diplomuar (baçelor apo master) deri 30 vjeç, program i cili vjen si një risi e kësaj pakete dhe ka në thelb kombinimin e formimit në punë me punësimin. 

Vetëm në dy vitet e fundit kemi një rritje të numrit të të rinjve të diplomuar të cilët, rregjistrohen në zyrat e punësimit dhe kjo shifër nga 3-4 % që ishte 3 vjet më parë, është dyfishuar dhe ka arritur në 8%. Rritja e numrit të të diplomuarve që rregjistrohen në zyrat tona, është i lidhur drejtpërdrejtë me liberalizimin e universiteteve private të disa viteve më parë, duke sjellë një tejmbushje të tregut me të rinj me diploma universitare në degë të tilla, që jo domosdoshmërisht u sjellin një vend në tregun e punes.
Programi i nxitjes së punësimit të grave kryefamiljare me fëmijë në ngarkim dhe vajzave nëna. Edhe ky program vjen si risi këtë vit dhe shoqërohet me rritjen e nivelit të pagave dhe sigurimeve të detyrueshme. Gratë kryefamiljare dhe vajzat nëna hasin vështirësi më të mëdha në integrimin në tregun e punës, veçanërisht kur kanë fëmijë të vegjël nën kujdestarinë e tyre. Vendosja e nivelit të pagës mbi pagën minimale në shkallë vendi, synon t’u japë mundësi këtyre grave dhe vajzave, të sistemojnë fëmijët e tyre në çerdhe apo kopshte në mënyrë që ato të kenë mundësi të punojnë.

Nxitja e punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Qëllimi i këtij programi është, që të bëjë të mundur lehtësimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuar pranë punëdhënësve duke i nxitur ata për të punësuar këtë kategori personash shumë vulnerabël. Nxitja është e tillë që t’i ndihmojë punëdhënësit, që fillimisht të marrin këta persona falas në ambjentet e ndërmarrjeve/institucioneve, për një periudhë të caktuar dhe më pas, pasi të jenë përshtatur, të mund ta mbajnë atë vend pune. Gjithashtu është parashikuar dhe subvencione për pajisjen apo përshtatjen e vendit të punës. Kjo mbështetje bëhet në rastet kur ndërmarrja/institucioni ka mundësi të punësojë persona me aftësi të kufizuar, por ka nevojë që të përshtasë apo të pajisë siç duhet vendin e punës. Ky program ndikon në lehtësimin e integrimit të kësaj kategorie në tregun e punës dhe rrjedhimisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Praktikat profesionale deri në 6 muaj për të rinjtë e sapodiplomuar (brenda 24 muajve). Ky program ka për qëllim të lehtësojë atë rreth vicioz që u është krijuar të rinjve shqiptarë kur tentojnë të futen në tregun e punës, që është eksperianca e punës, e cila kërkohet rutinë nga punëdhënësit. Krijimi i mundësisë për një të ri që sapo ështe diplomuar, të kryejë një praktikë profesionale (të paguar) pranë një biznesi apo institucioni dhe pajisja me një çertifikatë pas përfundimit të periudhës së praktikës, rrit shanset për këtë të ri që të gjejë një vend pune dhe të integrohet në tregun e punës. 

Program i ri i nxitjes së punësimit për jetimët: Programi ka për qëllim të mbështesë kategorinë e të rinjve nën moshën 30 vjeç, të cilët kanë statusin e jetimit dhe janë të regjistruar si punëkërkues të papunë, duke ju ofruar një program, që kombinon formimin nëpërmjet punës me subvencionimin e pagës dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Synimi është mbështetja e kësaj kategorie në nevojë për integrim në tregun e punës, gjë që do të sjellë dhe integrimin social të tyre. 
Rritja e konsiderueshme e vëmendjes së Qeverisë për këtë kete program te ri, ka sjellë si rezultat, nevojën e rritjes së transparencës dhe efikasitetit të mekanizmave të zbatimit të tij.

 Ndryshimet e miratuara së fundi në paketën e këtij programi, synojnë pikërisht rritjen  e transparencës, rritjen e efikasitetit të fondeve të përdorura për këtë qëllim, rritjen e numrit të punëdhënësve aplikues, si dhe punëkërkuesve të përfshirë. Për miratimin e projekteve te propozuara nga bizneset, është tashmë funksional një sistem  vlerësimi i cili do të japë si rezultat aplikimin e një numri shumë më të madh te punëdhënësve dhe përzgjedhjen automatike nga sistemi te atyre që plotësojnë më mirë keto kritere: 
Maksimizimin e numrit te punëkërkuesve të papunë që përfitojnë nga programet aktive të tregut të punës;

Sigurimin e proporcionalitetit dhe qasjes së barabartë për të gjitha sipermarrjet aplikuese në procesin e përzgjedhjes;
Dhënia prioritet atyre sipermarrjeve që ofrojnë mundësi te qëndrueshme të punësimit në sektorët ekonomikë prioritare dhe që mund të ketë një ndikim social-ekonomik me te gjatë e me të qëndrueshëm.
I nderuar z. Kryeminister, me lejoni tju drejtohem drejpersedrejti te gjithe perfaqesuesve te komunitet te biznesit qe ndodhen te pranishem.
Reforma per punesim te denje eshte nje nga ato reforma qe nuk mundet kursesi te kete sukses pa kontributin tuaj.
Ne po punojme shume, po ndermarim reforma te medha ne transformimim e sherbimit te punesimit dhe arsimit dhe formimit professional, sepse morem nje sistem komplet te corientuar, ose corientuar do ishte me mire, po e gjetem te ndertuar mbrapsht, e gjetem  ku as qe mund te mendohej per nje sistem te nxitjes se punesimit dhe edukimit nepermjet punes.

Do vazhdojme cdo perpjekje e mekanizem sado i veshtire qe ai te jete.
Por cdo gje do te jete e manget nese do te mungoje besimi.
Besoni tek sistemi i nxitjes se punesimit se ai eshte i shume deshiruar per tju ndihmuar Ju.
Besoni tek zyrat e punes se ato jan te gjitha ne sherbim te biznesit tuaj.
Besoni tek Arsimi dhe Formimi Profesional se shum shpejt te gjithe bashke mund te ngrejme nje sistem modern qe do te prodhoje profesionistet e denje per punen e denje, per nje shoqeri te denje.

Nga kjo foltore ju bëj thirrje të gjithë punëkërkuesve të papunë, sidomos në kategorinë e vajzave dhe djemve të rinj, grave dhe vajzave kryefamiljare dhe po ashtu grupeve shoqërore që përmenda më sipër, qe të jenë të pranishëm pranë zyrave të punës, të aplikojnë, të kërkojnë të jenë pjesë e skemës se nxitjes së punësimit. Të jenë pranë zyrave të punës dhe së bashku me punonjësit e specializuar të këtyre zyrave, t’i afrohen arsimit profesional, si mundësi e artë për të jetuar me një punë të denjë në Shqipëri.
Gjithashtu i bëj thirrje punëdhënësve qe ofrojne vende pune, të aplikojnë për të përfituar nga këto programe, duke i lehtesuar ata nga nje sere barash financiare.
 
I ftoj të bëhen pjesë e axhendës sonë të punësimit me Pune te Denje.
 

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën