Fjala e ministrit Klosi sot në mbjelljen e fidanit të 1-miliontë

Fjala e ministrit Klosi sot në  mbjelljen e fidanit të 1-miliontë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i është bashkuar sot nismës për mbjelljen e pemëve në qytetin e Gramshit. KLosi ka theksuar se çdo individ duhet të ndjejë detyrimin që për çdo pemë të prerë, duhet të mbjellë 3-fish. Gjatë kësaj nisme ministri u shpreh:

Fjalimi i plotë i ministrit Klosi

"Realisht sot në për pyjet e liqenit të ri janë mbjelle mbi 1 milion pemë dhe kjo është një nga gurët e shënuar të projektit tonë për të mbjellë 20 milion e 200 mijë pemë në Shqipëri brenda vitit 2020.
Kemi thënë gjithmonë që pemët nuk do të jenë vetëm pemë dekorative por do të jenë pemë të cilat mbrojnë pyjet nga erozioni, mbrojnë shtretërit e lumenjve. Ka mundësi që ne të mbjellim më shumë pemë për të zbukuruar qytetet, pop o ashtu së bashku me Ministrinë e Bujqësisë ne kemi tashmë një projekt shumë të qartë për të mbjellë disa milion pemë frutorë në vendin tonë, të cilët jo vetëm mbështetur nga Ministria e Bujqësisë dhe projektet të cilat asistojnë bujqësinë shqiptare por dhe nga vet fermerët duke shndërruar dashurinë për natyrën, dashurinë për pemën edhe përpjekjet për të mbjellë më shumë pemë në Shqipëri edhe në më shumë burime financiare për vet familjet fermerë. Jemi sot shumë të gëzuar pasi arritëm që të realizojmë një projekt shumë të madh dhe kjo shumë faleminderit Statkraftit të cilët realizuan ketë aktivitet, duke mbjellë në mënyrë krejtësisht korrekte numrin që kanë planifikuar.
Do të vazhdojë po ky projekt për të mbjellë dhe 500 mijë pemë të tjera në Moglice dhe pastaj ne të kemi mundësinë që dhe të gjithë ata që kanë detyrime për të mbjellë pemë së bashku me Ministrinë e Energjitikës dhe Industrisë ne po i analizojmë për të kuptuar se detyrimet për të mbjellë pemë dhe sipas ligjit shqiptar çdo pemë e prerë duhet mbjellë 3 fish.
Pra, për çdo pemë të prerë duhen mbjellë 3 pemë të reja ne do ta ndjekim këtë detyrim me të gjithë firmat operatorët ekonomikë, të cilët zhvillojnë aktivitete në pyjet shqiptare në mjediset shqiptare, por që kjo shifër na bënë kuptimplotë në projektin tonë 20 milion e 200 mijë pemë", u shpreh ministri Klosi.

a.m/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja