Fjala e ministrit Manjani në fushatën “Djemtë dhe burrat pjesë e zgjidhjes, tregoni se jeni kundër dhunës”

“Kur gjykata jep vendimin dhe rrethanat e jetës të çojnë që të gjendesh i izoluar në një institucion penitenciar, nga mentaliteti shqiptar konsiderohet sikur është një fatkeqësi dhe kur kjo masë aplikohet tek pjesa e grave, sigurisht që është një gjë edhe më e rëndë. Një grua në burg do të thotë një familje në vështirësi. Mirëpo jeta vazhdon dhe nuk ndërpritet tek ai vendim gjykate. Duhet të jemi aktiv dhe qëllimi ynë në institucionet penitenciare nuk është që të tregojmë dhëmbët e represionit, por është që të tregojmë dashamirësinë njërëzore, sigurisht të merituar, veçanërisht për pjesën e grave. Që të bëjmë të mundur që tregu i punës të jetë konkurues në çdo cep të territorit, ne nuk mund të përjashtojmë institucionet penitenciare. Ndaj i falenderoj nismëtarët e këtij aktiviteti sepse reflekton një ide të kahershme dhe objektiv të përhershëm të Ministrisë së Drejtësisë, që është krijimi i sa më shumë mundësive dhe lehtësirave për gratë që janë në sistemin penitenciar që të punësohen, jo thjesht për të shtyrë kohën por për të krijuar mekanizmin ekonomik për të mbajtur veten dhe për të kontribuar për familjen. Jam gati të bëj gjithçka që sa më takon dhe në bazë të ligjit që ta lehtësojmë këtë mundësi për ju dhe t’ju krijojmë sa më shumë hapësira që të shijoni punën dhe frutet e saj. E theksoj, jo në mënyrë diskriminuese, meqë ju jeni në një istitucion të izoluar dhe të tjerët jo. Ne jemi për të ruajtuar të njëjtat standarde dhe kushte punësimi që mertion një qenië njërëzore, apo një shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejta të plota. I bëj thirrje çdo sipërmarrësi shqiptar, fasoni etj, që si administrata e burgjeve apo apo edhe Ministria e Drejtësisë, jemi gati të çelim çdo lloj lehtësie që të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi në institucionet penitenciare për ata që dëshirojnë të punojnë. Ne duhet të kryejmë një mision, t’jua bëjmë jetën të dënuarve në Republikën e Shqipërisë sa më të lehtë, me qëllim që të realizohet funksioni i riedukimit. Por nuk ka riedukim pa punësim, integrim dhe pa i konsideruar njerëzit me të drejta ligjore të plota. Nga kjo pikëpamje duam ta përdorim këtë iniciativë sot për ta zhvilluar më tej, jo vetëm në këtë institucion por edhe në të tjera”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre