Në vazhdojmë rrugën e modernizimit të shërbimeve të Policisë së Shtetit, duke qenë fort të bindur, se kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar në formë efektive dhe të qëndrueshme krimin e organizuar, korrupsionin dhe paligjshmërinë në tërësi.
Në këtë ditë të shënuar për vendin dhe qytetarët, sigurisht sfida jonë e përbashkët e institucioneve në tërësi, veçanërisht e MPB dhe Policisë së Shtetit mbetet të vazhdojmë dhe t’i japim ndihmë pavarësisë së këtij institucioni të Policisë së Shtetit, si nga korrupsioni nga burokracia, nga kontakti i padrejtë me qytetarët, dhe nga çdo mënyrë që deri më sot e ka cënuar në themel besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Zyrat e Shërbimit Unik ndaj qytetarëve, më së pari krijojnë mundësinë për të grupuar të gjitha shërbimet që jep Policia e Shtetit në një pikë kontakti të vetme, duke shmangur kështu praktikat korruptive, ose çdo tendencë që mund t’i afrohet, duke shmangur kalvarin e tejzgjatur të ndalesave të panumërta të qytetarëve për të marrë një shërbim. Duke shmangur sigurisht edhe kontaktin e drejtpërdrejtë të qytetarit me punonjësin e policisë autorizues, por duke u paraqitur në një pikë të vetme shërbimi, për të garantuar shërbim në kohë, shërbim me cilësi, për të garantuar luftë ndaj korrupsionit, por mbi të gjitha për të krijuar perceptimin që Policia e Shtetit nuk është vetëm represion, por mbi të gjitha është shërbim me përulje ndaj qytetarit.
Ne jemi fort të bindur që duhet të bëjmë më shumë dhe kemi ende shumë rrugë përpara për të shtuar perceptimin publik të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit. Sepse jemi shumë të bindur që ka vetëm një rrugë për të arritur rezultate të qëndrueshme në luftën kundër kriminalitetit dhe ky është partneriteti ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Policia e shtetit, e vetme, nuk mund të arrijë rezultatet që presin të gjithë në rast se nuk ndërtohen ura solide të komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Dhe këto zyra ndihmojnë për të shembur perceptimin e derisotëm ndaj Policisë së Shtetit si një instrument i mbyllur, i bunkerizuar, i paarritshëm për qytetarët ose vështirësisht i arritshëm për qytetarët dhe mbi të gjitha me hijen e praktikave, të cilat deri sot kanë cënuar besimin e qytetarëve te punonjësi i Policisë dhe te Policia e Shtetit.
Kapaciteti ynë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin varet sigurisht në kapacitetin tonë për të ndërtuar bashkëpunim të qëndrueshëm me qytetarët.
Vetë zyra në vetvete ofron mjedisin e nevojshëm për të ndërtuar këtë marrëdhënie të shëndoshë me qytetarët. Por mbetet në dorë të punonjësve të policisë që do të punojnë në këto zyra, për të dhënë shërbimin e standartizuar, cilësinë mbi të gjitha, ndaj qytetarëve në mënyrë që bashkëpunimi me publikun i Policisë së Shtetit të jetë një marrëdhënie natyrale, që në fund të ditës të çon në rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar, paligjshmërisë në tërësi.
Gëzuar festat dhe njëherë! Faleminderit shumë!
/Shqiptarja.com