Sot jemi këtu, jo vetëm për të përuruar konkludimin e punimeve të këtij projekti që ka zgjatur jo pak në kohë, dhe jo pak energji, dhe jo pak mbështetje financiare, nga partnerët tanë ndërkombëtarë, nga BE, për rinovimin e ambienteve të Akademisë së Policisë. Deri dje, Akademia e Policisë, sepse nga dje qeveria miratoi vendimin e Këshillit të Ministrave, siç ju kemi premtuar dhe siç jemi angazhuar, nga dje, Akademia e Sigurisë.
Dhe kjo përkon gjithashtu edhe me fillimin e fazës së dytë të kursit të rinjve dhe të rejave që u testuan dhe që fillojnë studimet, pas grupit të parë të të rinjve, për të ndërtuar gjeneratën e re të punonjësve të Policisë së Shtetit. janë 500 të rinj dhe të reja që së bashku me ambientet e reja të Akademisë, por edhe me punën që po bëhet për të pasuruar kurrikulat e studimit në Akademinë e Policisë, hedhin themelet për të ndërtuar policinë e gjeneratës së re, policinë moderne të shtetit shqiptar.
Sot që flasim, kursi i parë i të rinjve, 500 të rinj dhe të reja janë në terren, duke u përballur bashkë me punonjësit e policisë në detyrë, me krimin. Duke u përballur me presionin edhe të punonjësve të policisë që gjejnë aty dhe që jo rrallë janë jo ata që duhet, por edhe duke u përballur edhe me rezistencën e vetes për t’i qëndruar standardit që kërkojnë qytetarët. Në punën e përditshme të punonjësit të Policisë së Shtetit në raportin që krijon Policia e Shtetit me qytetarët.
Ata që ishin deri dje në këto banka, që dhanë provimin dhe sot janë në praktikë, bashkë me punonjësit e Policisë së Shtetit kanë një provim shumë të rëndësishëm, shumë më të rëndësishëm madje sesa provimet që jepen këtu. Dhe ai është provimi që jepet përballë qytetarëve. Provim i përditshëm që duhet fituar përditë në test me pritshmërinë e qytetarëve, për ta bërë këtë vend shumë më të sigurt seç ishte deri dje.
Dhe në fakt, këto që i përjetojmë sot janë ditë me shumë fat dhe s’e them pa shkak por janë ditë më shumë fat sepse unë nuk besoj ka pasur ndonjëherë klimë kaq shumë të shëndetshme, përsa i përket vëmendjes së publikut ndaj policisë dhe mbi të gjitha ndaj sjelljes së punonjësve të policisë me qytetarët.
Sot të rinjtë dhe të rejat në Akademinë e Policisë po i hyjnë kursit të arsimit policor. Sigurisht, ju që jeni këtu keni tjetër mentalitet, tjetër formim, tjetër edukim, tjetër instinkt qytetar. Dhe duke mjaftuar që këtu, pa asnjë dyshim nuk mund të jeni si ata që deri dje kanë bërë shembullin më të keq në Policinë e Shtetit! por kjo është e pamjaftueshme.
Është e pamjaftueshme sepse është e pamjaftueshme të krahasohemi me deri dje. Ne sot na duhet të shënojmë standardin më të lartë nëpërmjet arsimimit, nëpërmjet
kushteve që krijojmë për punonjësit e policisë, nëpërmjet mbështetjes, nëpërmjet formimit për të ndërtuar në marrëdhëniet ndërmjet Policisë së Shtetit dhe shoqërisë, në marrëdhëniet ndërmjet punonjësit të policisë dhe qytetarit, standardin më të mirë të qytetarisë, të edukatës, të mirësjelljes, së mentalitetit dhe filozofisë së shërbimit ndaj qytetarëve, pa harruar forcën maksimale për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin brenda radhëve të policisë dhe pastaj në shoqëri.
Unë besoj nuk ka ngelur njeri në Shqipëri që nuk e ka ndjekur debatin e ditëve të fundit, lidhur me disa shfaqje, jo fort të hijshme të punonjësve të policisë në raport me qytetarin. Askush nga ata nuk është modeli juaj, dhe këtu e kam fjalën për studentët e Akademisë së Policisë. Askush nga ata nuk është modeli për t’u ndjekur, por përkundrazi, janë modeli jo vetëm për t’u dënuar, por për të mësuar si duhet të ndërtojmë ndryshe Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien e punonjësve të policisë me qytetarin.
Por ndërkohë gjatë këtyre ditëve kam marrë mjaft mesazhe, të cilat edhe i mirëkuptoj, disa edhe prej jush, studentëve të rinj, por edhe prej punonjësve të policisë në detyrë, sipas të cilave duhet të tregohemi pak më kokëfortë dhe mos t’i lëshojmë punonjësit e policisë menjëherë! Kjo nuk është kështu! Ata kanë lëshuar veteveten, kanë lëshuar ligjin, kanë lëshuar qytetarët dhe kanë braktisur misionin e Policisë së Shtetit.
Ndaj po ju drejtohem ju, studentëve të rinj të Akademisë së Policisë, nuk ka asnjë motiv, as për demoralizim, por mbi të gjitha as për të humbur vetëbesimin. Ajo që kemi bërë ne për të pastruar Policinë e Shtetit nga abuzuesit, nga të korruptuarit, nga ata që shkelin ligjin, nga ata që nuk sillen mirë me qytetarët është sigurisht shumë më shumë se shfaqja disaditore e disa filmimeve apo videove që sigurisht ndikojnë te opinioni i qytetarëve.
Dhe më lejoni të ndaj disa shifra:
Vetëm gjatë vitit 2014 janë, janë mbi 1200 punonjësit e policisë të arrestuar dhe të ndëshkuar me masa administrative dhe disiplinore për shkelje të disiplinës në punë, të rregullave në punë, apo për praktika korruptive dhe abuzuese. Janë diku te mbi 320 punonjës policie të arrestuar dhe pjesa tjetër të ndëshkuar me masa disiplinore.
Vetëm gjatë muajve janar-shkurt të këtij viti janë mbi 160 masat disiplinore ndaj punonjësve të policisë. Kjo nga njëra anë sigurisht tregon trashëgiminë ku e gjetëm Policinë e Shtetit dhe sigurisht tregon degradimin e vazhdueshëm ndër vite të Policisë së Shtetit, si nga pikëpamja e arsimit, nga pikëpamja e mbështetjes me buxhet, nga pikëpamja e mbështetjes me formim të vazhdueshëm dhe kurrikula të sakta, ashtu dhe nga kapaciteti për të ndërtuar standarde të qëndrueshme të sjelljes së punonjësve të policisë me qytetarët. Por nga ana tjetër tregon vendosmërinë tonë për të ndërtuar në Policinë e Shtetit institucionin që realisht shënon model dhe standardet më të larta sa i takon sjelljes së punonjësve të policisë me qytetarët.
Sfida jonë dhe vazhdon ditë për ditë, dhe fakti që sot kap të rinjtë dhe të rejat që konkurrojnë dhe fitojnë për të studiuar në Akademinë e Policisë, tregon realisht shkallën e besimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit dhe kapacitetin tonë për ta bërë këtë vend shumë më të sigurt.
Kryeministri u angazhua që Akademinë e Policisë ta kthente në një institucion të formimit të lartë, për të krijuar hetues të nivelit të parë, të cilët në këtë institucion të arsimit të lartë do të krijojnë bazat, themelet për të ndërtuar një model tërësisht të ri, jo vetëm të sjelljes së Policisë së Shtetit me qytetarët, por duke shënuar edhe mundësinë tonë, për të pasur hetime thelbësore, të thella dhe mbi të gjitha luftë solide me rezultate të qëndrueshme kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Vetëm dje, qeveria mori vendimin, pas një pune mjaft të gjatë me ekspertët tanë dhe me ekspertët ndërkombëtarë për të themeluar Akademinë e Sigurisë që do të jetë për herë të parë, institucioni i arsimit të lartë në formimin për punonjësit e Policisë në Shqipëri. Dhe shumë shpejt do vazhdojmë punën intensive për binjakëzimin e kësaj akademie me institucionet e ngjashme në BE, kudo në botë, në mënyrë që të përfitojmë, nga praktikat më të mira të partnerëve tanë dhe të evitojmë gabimet që kanë bërë ata.
Unë ju falënderoj pa masë, falënderoj partnerët tanë për mbështetjen, falënderoj Kryeministrin për mbështetjen e pakursyer, por mbi të gjitha dua të falënderoj studentet dhe studentët që janë këtu dhe që i hyjnë sot rrugës për të studiuar në Akademinë e Policisë, për të vazhduar me shërbimin që do i japin ditë për ditë në vazhdim për qytetarët, për ta bërë këtë vend shumë më të sigurt.
/Shqiptarja.com