Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla në seancën e sotme parlamentare

Pak ditë më parë u bënë 8 vjet nga dita e shpërthimit të Gërdecit. Publikut, por për fat të keq jo drejtësisë, i janë vënë në dijeni dokumente shumë të rëndësishme që e lidhin këtë kriminel që sapo bëri përsëri pis Parlamentin shqiptar, drejtpërsëdrejti me biznesin vrasës të Gërdecit.

Këtu kam të gjithë dokumentacionin e plotë të vendimeve të Këshillit të Ministrave, të procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, me të cilat Sali Berisha ushqente fabrikën e vdekjes në Gërdec. Mjafton t’ju lexoj se çfarë ka thënë Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të kuptuar që e gjithë strategjia e tij për të bërë pis sot qeverinë tonë, është një strategji për të fshehur të gjitha pisllëqet që ai vetë ka bërë në qeverinë e tij. 

Kur ishte puna për të mbledhur qeverinë për të furnizuar me ushqim municioni, fabrikën e djalit të tij në Gërdec, mblidhte qeverinë edhe ditën e verës, më 14 mars, pasi e kishte mbledhur njëherë më parë në 17 shkurt. Shikoni se ku arrin kryeministri i asaj kohe, kryekrimineli që bëri përsëri pis sot Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që dy ministra të tij kundërshtojnë, qoftë Ridvan Bode apo zv.kryeministri Rusmajli, Saliu u thotë: “Hajde ta marrim pak me qetësi këtë problem se duhet ta zgjidhim këtë punë. Përsëri ndërhyn Saliu dhe thotë: “ Ka ligj të prokurimit publik, po hajde ta bëjmë ndryshe këtë punë.” Dhe përsëri Saliu vazhdon me të gjitha makinacionet e veta që t’i jepte djalit të tij municionin për ta çmontuar, por më pas për të hedhur në erë një zonë të tërë sikurse ishte Gërdeci, bashkë me Vorën dhe të gjitha rrethinat rreth saj. 

Të gjitha këto dokumentacione janë sot publike. Në fakt një pjesë prej tyre i ka Prokuroria, por ende as Sali Berisha dhe as Shkëlzen Berisha nuk janë marrë qoftë edhe një herë të vetme në pyetje.

Të dalë Sali Berisha dhe të tijët dhe me prova të këtij lloji të akuzojë qoftë dhe një ministër të  vetëm të qeverisë sonë dhe të jeni të sigurt se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama do e shkarkojnë në moment atë ministër.

Kë vrarë 26 njerëz, Sali Berisha, i ke vrarë ti me tët bir dhe për fat të keq bashkë me baxhanakun tënd që vdiq atje. Ke ardhur këtu në Parlament, Sali Berisha dhe ke thënë që baxhanakun nuk e njoh. Unë nuk di që ka ndonjë qytetar në Shqipëri që nuk njeh baxhanakun e vet, burrin e motrës së gruas, të cilin e solle nga Anglia, bash sikurse solle nga Suedia Shkëlzenin, sikurse solle nga Kosova Argitën. I solle këtu në 2005-ën dhe i ushqeve me korrupsion. Tët bir e ushqeve me municionin e Gërdecit. Vjen ti këtu e guxon me të padrejtë të hedhësh baltë mbi një zonjë si Valentina Leskaj, fëmijët e së cilës kanë 20 vjet që merren me biznes privat dhe që nuk kanë përfituar asnjë fond publik.

Ajo që bën t’i është një shpifje pasi nuk është marrë asnjë para’ publike. Ndërkohë ja ku kam faturat e municionit që t’i i jepje Shkëlzenit, nuk ka asnjë faturë nën 1 milion dollar, të gjitha 1 milion dollarë e lartë. Muaj për muaj furnizoje fabrikën e Shkëlzenit. Dhe vjen t’i na quan kusar, t’i kryekusar që nuk ke lënë pronë publike pa grabitur. Por nuk ke faj t’i sepse po mundohesh bashkë me partinë tënde të vonosh reformën në drejtësi. Por të jesh i sigurt, o reformën në drejtësi ose zgjedhje të parakohshme, po nuk do kesh më 1 milion por do të shtohen edhe 100 mijë shuplaka të tjera, pra do marrësh 1 milion e 100 mijë shuplaka. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur