Qeveria e Kosovës sot gjatë tërë ditës ka ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e dhunshme në sheshet kryesore të kryeqytetit të organizuar nga partitë kryesore politike opozitare.

Qeveria e dënon ashpër dhunën e ushtruar nga policisë. Qeveria shpreh keqardhjen e thellë për ët gjithë lënduar në protestën e sotme. Qeveria dënon nxitjen politike dhe dhunën e ushtruar nda pronës publike, qytetarëve, policisë dhe pronës private. Polica e Kosovës gjatë ushtrimit të detyrës së saj kushtetuese është përballuar me ultimatume politike dhe është sulmuar me koktej molotovi dhe gurë. Sheshet dhe pronat e qytetarëve janë shkatërruar në masë të madhe.

Protesta e sotme e motivuar politikisht i ka bërë dëm jashtëzakonisht shtetit tonë të ri. Qeveria dënon përdorimin e nxënësve në protestë për qëllim politike. Qeveria bën thirrje për ndërprerjen e dhunës në Prishtinë. Qeveria e respekton të drejtën e protestës si një mjetë për të shprehur shqetësimet qytetare por poashtu Qeveria vlerëson se protesta nuk duhet përdorur për të përmbushur ambiciet për pushtet pasi që pushteti fitohet me votë. Qeveria kërkon nga organet kushtetuese që të garantoj sigurinë e qytetarëve dhe pronave publike. Qeveria fton qytetarët për durim dhe qetësi.