“Rehabilitimi i këtij kopshti është pjesë e programit tonë ambicioz për t’i kthyer të gjitha kopshtet ekzistuese të Tiranës në institucione të standardeve dhe normave europiane, duke përfshirë këtu edhe ngrohjen e cila bëhet sipas sistemit modern, me peleta, që Bashkia e Tiranës ka futur në funksionim në të gjitha institucionet arsimore prej vitit 2012 dhe që më vjen mirë të konstatoj se ka shërbyer si frymëzim edhe për qeverisjen qendrore, për të kaluar pra nga karburanti që është më i kushtueshëm, definitivisht më i vjedhshëm, më i shpërdorueshëm, tek një karburant që është miqësor ndaj ambientit siç janë peletat dhe me mundësi zero abuzimi, por mbi të gjitha të një kopshti, standardet e rikonstruksionit dhe operimit të të cilit nuk i lënë mangët asgjë standardit europian.

Hap pas hapi në këto 3 vite ne kemi lënë mbrapa një gjendje të trashëguar rehabilitimesh të pamjaftueshme, sa për sy e faqe, rehabilitimesh “alla fasadë” dhe kemi kaluar në rehabilitime të vërteta, të qëndrueshme, afatgjata të cilat janë bërë sipas një modeli, jo “alla sojshe”, jo alla “tirane” por sipas një modeli europian.

Ky është modeli që ndjekim kudo në infrastrukturën sociale të qytetit, ky është modeli me të cilin do të përparojmë në të gjitha fushat e ndërtimit të Tiranës moderne dhe europiane” – u shpreh kreu i Bashkisë.

Kryebashkiaku Basha ka garantuar prindërit dhe fëmijët e kryeqytetit se vëmendja e Bashkisë do të vijojë të mbetet tek përmirësimi i kushteve në infrastrukturën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të kryeqytetit.

“Ne kemi disa institucione të tjera të arsimit parashkollor dhe të shkollave të kryeqytetit që po i nënshtrohen të njëjtës ndërhyrje, sikundër vazhdojmë me axhendën tonë ambicioze, për të përmbushur kërkesën akoma të lartë për çerdhe dhe kopshte publike, kërkesë e cila kërkon destinimin e më shumë fondeve, gjë për të cilën Bashkia e Tiranës është zotuar si në planin buxhetor afatmesëm ashtu edhe në planin e zhvillimit strategjik të infrastrukturës sociale.

“Problemi i trafikut dhe transportit në Tiranë është problem i tmerrshëm, është një ndër problemet kryesore që unë kam reshtuar jo tani në fund të mandatit por përpara se të merrja mandatin si kryetar i Bashkisë. Në planin tim dhe të administratës time, zgjidhja e problemit të transportit e trafikut në Tiranë përbëhet nga disa programe. Programi i parë pa dyshim është ai i ndërhyrjes në infrastrukturë, ndërtimi i akseve të reja, zgjerimi i atyre ekzistuese. Programi i dytë është ai përdorimit të teknologjisë për të disiplinuar trafikun dhe i treti ka të bëjë me një sërë investimesh që kanë si qëllim të menaxhojnë trafikun nga njëra anë dhe nga ana tjetër të menaxhojnë një pasuri publike që nuk u përket vetëm automobilistëve të qytetit që përbëjnë më pak se gjysmën e qytetarëve por të gjithë qytetarëve të Tiranës, që janë parkimet publike.

Në rastin e parë kemi bërë progres domethënës, brenda mundësive të qytetit të Tiranës (kujtoj këtu ndërhyrjen tek rruga “Konti Bertold” apo ndërhyrjen tek sheshi “Shqiponja” dhe ndërhyrjen në një sërë arteriesh të tjera kryesore dhe lagjesh). Kemi planifikuar së bashku me qeverinë qendrore zgjatimin e Unazës nga qendra Kristal tek Qyteti i Nxënësve e cila për fat të keq ka mbetur dhe është zvarritur me ndryshimin e qeverisë. Kemi planifikuar bulevardin e ri të Tiranës, jo vetëm si një zgjidhje urbanistike por edhe si një zgjidhje trafiku që u ofronte qytetarëve 2000 vende të reja parkimi mbi dhe nëntokësor, bllokuar politikisht, në mënyrë kriminale dhe kur them kriminale e kam fjalën ligjërisht kriminale dhe ai person që ka bllokuar këtë projekt duhet të përgjigjet para drejtësisë. Është firma e Shkëlqim Canit por është urdhri i Edi Ramës. Kemi të bllokuar terminalin multimodal të pasagjerëve, një vepër e cila ndërtohet pa i kushtuar qytetarëve të Tiranës asnjë qindarkë dhe nuk i kushton asnjë qindarkë as qeverisë qendrore dhe që do të hiqte nga Tirana autobusët e furgonët duke liruar vende për 1500 automjete të tjera. Pra vetëm në këtë fushë, lufta politike që i është shpallur Bashkisë së Tiranës por kostot e së cilës i paguajnë qytetarët e Tiranës, i ka kushtuar qytetarëve të Tiranës minimalisht 3 500 vend-parkime të parealizuara.


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka kërkuar sot Këshillit Bashkiak të shtyjë diskutimin e shtimit të vendparkimeve me pagesë në qytetin e Tiranës për të paktën 5 vjet. Zoti Basha ka renditur ndër arsyet që e shtynë në këtë vendim bllokimin politik të projekteve strategjike si terminalit multimodal dhe bulevardit, krizën ekonomike ku e ka zhytur vendin dhe Tiranën qeveria dhe zërin e qytetarëve. Z. Basha ka ftuar gjithashtu qeverinë të degjojë zërin e qytetarëve të lehtësoje jetën e tyre dhe të zhbllokojë investimet strategjike të Bashkisë së Tiranës që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së tyre.


“Tirana aktualisht takson 5% të parkimeve publike dhe me propozimin tonë do të taksonte 15 %, pra akoma 85 % e vend-parkimeve do të mbeteshin falas. Por në kushtet kur mozaiku i veprimeve tona për të zgjidhur problemin e trafikut në Tiranë ka vrima dhe gropa të mëdha të shkaktuara pikërisht nga lufta politike ndaj Bashkisë së Tiranës, siç është mosrealizimi i terminalit multimodal të pasagjerëve, siç është bllokimi i 2000 vendeve të parkimit përmes bllokimit të bulevardit, në kushtet e krizës ekonomike ku e ka zhytur vendin dhe Tiranën kjo qeveri, në kushtet kur qëndrimi im personal është se për të dalë nga kjo krizë nuk duhet rënduar më shumë konsumatori, qytetari dhe për këtë arsye kërkoj nga pozita të tjera por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës reflektim të qeverisë për heqjen e taksës së qarkullimit për transportin urban, për të mbajtur biletën në 30 lekë, kërkoj reflektim me një plan tjetër politik për uljen e çmimit të karburantit përmes heqjes së 24 lekëve, 240 lekë të vjetra taksë ekstra që pushteti qendror i ka vënë karburantit, kërkoj dhe kërkojmë realizimin e premtimit elektoral jo për rritjen e energjisë por për uljen e çmimit të energjisë përmes eliminimit të tvsh-së me 14 %.


Në këto kushte të një krize ekonomike, gjykimi im është se ky nuk është momenti për të rënduar qytetarët e Tiranës apo qoftë edhe përdoruesit e tjerë të automjeteve unë do i kërkoj Këshillit Bashkiak të shtyjë konsiderimin e shtimit të zonave me pagesë të parkingjeve publike, të paktën me 5 vjet të tjera.

Që do të thotë?

Në kushtet që sapo iu shpjegova (besoj se nuk ka nevojë ta përsëris), unë kam vendosur duke gjykuar, duke dëgjuar edhe reagimin qytetar, jo të pazarxhinjve, oligarkëve e gjobvënësve, kam gjykuar e vendosur t’i kërkoj Këshillit Bashkiak shtyrjen me të paktën 5 vjet të propozimit për të trefishuar hapësirën e parkimeve publike për të cilat Bashkia e Tiranës vjel drejtpërdrejt apo përmes koncesionit taksë.