Të dashur nxënës,
E nderuar Ministre e Arsimit dhe Sportit znj. Nikolla,
Shkëlqesi dhe Përfaqësues të Trupit Diplomatik,
I nderuar z. Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim,
Të nderuar miq,
Dua t’ju uroj mirëseardhjen në Sallën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku gjatë këtyre ditëve janë hapur dyert për organizmin e Konferencës “Modeli Shqiptar i Kombeve të Bashkuara” 2015.
Dua t’iu shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit për realizimin e këtij bashkëpunimi të mrekullueshëm mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, USAID, Korpusit të Paqes dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).
Por mbi të gjitha dua t’ju falënderoj juve të dashur nxënës dhe mësues të dashur që jeni mbledhur nga 15 qytete të ndryshme të Shqipërisë për të organizuar një aktivitet sa domethënës edhe të rëndësishëm, që i jep kuptim më tepër se asnjë herë tjetër kësaj salle.
Përfaqësimi juaj dinjitoz përmes simulimit të përfaqësimit të 15 shteteve të ndryshme anëtare të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar mbi problematika të çështjeve aktuale ndërkombëtare dhe për të debatuar me njëri-tjetrin deri në gjetjen e kompromisit, më jep një kënaqësi të veçantë, sepse më sjell në kujtesë angazhimin e hershëm politik në një moshë të re, atëherë kur bota nuk ishte aq e globalizuar sa sot.
Kjo është edhe arsyeja sepse gjithnjë kam besuar dhe besoj se të rinjtë janë ata që e mbushin me energji pozitive dhe i japin kuptim investimit tonë të sotëm për të ardhmen e vendit të përbashkët.
Kompromisi dhe bashkëpunimi duhet të jenë thelbi i angazhimit të çdo shteti në platformën e Kombeve të Bashkuara, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për problemet që të gjitha shoqëritë tona ndajnë sot.
Kompromisi dhe bashkëpunimi duhet të jenë edhe thelbi i angazhimit të gjithë forcave politike këtu në Kuvendin e Shqipërisë në emër të së ardhmes së vendit tonë të përbashkët.
Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit ndërkombëtare që sot janë edhe më të paparashikueshme se sa 25 vjet më parë, por edhe duke mos harruar zhvillimet tona të brendshme këtu, besoj se angazhimi juaj dhe modeli që ju sillni përfaqëson një kontribut të vyer nga i cili edhe ne kemi se çfarë të mësojmë.
Gjatë kësaj jave ju keni patur mundësinë të përjetoni eksperiencë politike të gjetjes së rrugës së artë të kompromisit dhe zgjidhjeve konstruktive, duke kuptuar më qartë dhe duke respektuar “tjetrin”, qoftë ai kolegu juaj, qoftë ai përfaqësues i një shteti tjetër në këtë simulim.
Duke mos harruar të shkuarën e hidhur të vendit tonë, një e shkuar që asnjë prej jush nuk ka patur fatin e hidhur t’a përjetojë, ju sot mblidheni në këtë sallë për të kalitur dhe rritur kapacitetin dhe artin e çmuar të debatit.
Dhe e vërteta është se shumë prej jush do duhet të përgatiten dhe të arsimohen për të ardhur një ditë në këtë parlament si përfaqësues të zgjedhur dhe legjitimë të popullit tonë.
Jam i sigurt se kontributi juaj në të ardhmen do të jetë shumë më produktiv dhe i një niveli shumë më të lartë se debatet që kjo sallë përjeton aktualisht çdo të enjte.
Gjatë këtyre ditëve ju po debatoni mbi çështje aktuale globale si zhvillimi i qëndrueshëm, parandalimi i konflikteve dhe zgjidhja e tyre, aksioni kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe mbi tematika të tjera të “nxehta” që diskutohen sot në Asamblenë e Përgjithshme apo Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Dhe parë nga këndvështrimi global dhe veçanërisht rajonal i zhvillimit, nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria në këto 25 vite ka përjetuar një transformim dhe një progres të jashtëzakonshëm.
Por jam njëkohësisht jemi të i bindur se mund të kishim ecur me ritme akoma më të shpejta në rast se pikërisht bashkëpunimi dhe kompromisi do të kishin qenë fryma që do të kishte mbizotëruar në Kuvend gjatë këtyre dy dekadave.
Dhe për këtë, një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi supet e politikës sonë ende konfliktuale, ku mungesa e debatit substancial dhe cilësor, por njëkohësisht edhe mosrealizimi si duhet jo vetëm i rolit ligjvënës por edhe mbikqyrës dhe llogari-kërkues i Kuvendit për vendimet që janë marrë, shpeshherë kanë sjellë pasoja në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit.
Ndaj e them me bindje të plotë se një pjesëmarrje më e madhe e të rinjve të arsimuar dhe të përgatitur në politikën tonë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin tonë, por edhe në shumë vende të tjera ku demokracia është duke u konsoliduar, do t’a përshpejtojë ritmin e progresit dhe të rritjes së mirëqenies, duke minimizuar kështu konfliktet dhe duke sjellë stabilitet e prosperitet jo vetëm në rajonin tonë por edhe kudo.
Dua të vlerësoj në mënyrë të veçantë mesazhin e z. Granoff gjatë këtyre ditëve me studentët e Universitetit Evropian të Tiranës, i cili lidhet ngushtë me një sfidë të madhe të politikës dhe shoqërisë shqiptare – atë të edukimit dhe të arsimimit të fëmijëve tanë, i cili siç me të drejtë ai e nënvizoi ju jep rrënjë dhe krahë për një të ardhme më të sigurt.
Vizioni dhe pritshmëria jonë për shekullin e 21-të duhet të shkojë përtej garantimit të së drejtës të çdo qytetari për arsimim.
Është detyra jonë dhe duhet të jetë dhe kërkesa juaj e vazhdueshme për një arsim sa më cilësor dhe koherent që i përgjigjet sfidave zhvillimore dhe ekonomike në këtë botë të ndërlidhur globale ku rajonet më shumë se shtetet po konkurrojnë me njëri tjetrin.
Sepse arsimi sjell paqe, sjell zhvillim të qëndrueshëm, ul varfërinë dhe konsolidon të ardhmen njerëzore, sociale dhe ekonomike të vendit, me qëllim rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë.
Nga ana tjetër, debati politik dhe shoqëror kërkon kultivimin e pandërprerë të dijes dhe njohurive, për të qenë në një ritëm me trendin e kohës.
Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju uroj punime të mbara gjatë ditëve në vazhdim, i bindur thellësisht se aktivitete të tilla, do të arrijnë të zgjojnë brenda jush shpirtin e angazhimit social e politik në të ardhmen, me shpresë që ky angazhim do të përkthehet në fuqizim real të një gjenerate të tërë në shërbim të ndërtimit të vendit, përmes dijes, rritjes së njohurive dhe vënies në punë të potencialeve të panumërta që ju keni brenda jush.
Edhe një herë, mirëserdhët në Sallën Plenare të Kuvendit dhe përgëzime më të sinqerta për nxënësit, mësuesit, vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe të gjithë organizatorët për këtë iniciativë kaq pozitive.
/Shqiptarja.com