Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj në prezantimin e Indeksit të klimës së biznesit nga DHAT

Unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë këtë dokument të“AmCham” dhe të gjithë ndjesinë që anëtarët e kësaj dhome transmetojnë për ekonominë dhe jo vetëm.
Sigurisht që kam lexuar me vëmendje të madhe komentet, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe flasin ndoshta, ndoshta edhe më tëpër se shifrat që ju treguat sot.
Do të filloj me njëelement,i cili domosdoshmërisht është pozitiv dhe është ndjesia që ka ky komunitet sipërmarrës në raport me vitin 2016. Kjo është shumë e rëndësishme dhe tregon që besimi tek ekonomia ka filluar të kthehet dhe besoj qëështë një thirrje për Qeverinë që të reflektojësa më shpejt për të përmirësuar ata elementë të klimës së biznesit që reflektohen në këtëindeks.
Në të njëjtën kohë, unë kërkova të shikoja si kanë ecur kompanitë e Dhomës dhe u gëzova pa masë që në vitin 2015 shumica e kompanive kanë përmirësim në qarkullim dhe u gëzova pa masë që shumica e kompanive kanë përfituar edhe rimbursim nga ato borxhe të prapambetura që ishin grumbulluar 726 milionë dollarë. U gëzova pa masë.
Dhe patjetër që pyeta veten:Pse ky grup, që shumica e tyre kanë prosperuar në legjitimitet dhe në përpjekje të tyre, fatmirësisht kanë fituar më shumë për shkak të punës së tyre, ndërkohë që ekonomia është rritur me 2.62%, ka një perceptim të lëkundur për vitin 2015.
Në vitin 2015 ne iu rikthyem një beteje shumë të fortë kundër informalitetit dhe sigurisht që me shifrat, ajo betejë ishte e suksesshme, por kuptohet qëçdo betejë e bërë për herë të parë pas 25 vitesh, në atë formë, ka reflektime dhe perceptime të ndryshme në terren.
Dhe duke parë numrin e kompanive në këtëDhomë të nderuar, rreth 85 %  etyre janë me një qarkullim rreth 10 milionë dollarë, pra hynë tek kompanitë e vogla dhe të mesme dhe duke qenë që kjo është një ekonomi e vogël, kur një nga komuniteti ka një problem, me autoritetet, nuk ka rëndësi ka apo jo të drejtë, sepse në aspektin e perceptimit, biznesi ka gjithnjë të drejtë, kuptohet që edhe perceptimi i këtij anëtari të komuniteti, transferohet shumë thjeshtë tek i gjithë komuniteti.
Thënë kjo, unë dua të ndaj me ju që ndihem i kujdesshëm në kënaqësinë time për 2016, por nuk mund të rri pa thënë që ne e kemi lënë mbrapa krizën.Kyështë një komunitet që ka vuajtur drejtpërsëdrejti nga kriza; ky është një komunitet që edhe kur ishim në opozitë kemi bashkëbiseduar gjatë, madje dhe kemi ndarë hallet, ashtu sikursekemi ndarë edhe pritshmëritë.
Ju ktheva një momenti kur jam ulur me këtë Dhomë të nderuar në fillim të vitit 2013.Kemi kapur një nga një të gjithë elementët dhe e ndaj kënaqësinë gjysmë për gjysmë me pritshmërinë. Që do të thotë se shumë gjëra kemi bërë nga lista e atyre që premtuam dhe shumë kemi për të bërë, sepse ajo listë nuk është kurrë shteruese, më duhet të them për shkak të pritshmërisë që ju keni dhe pritshmëri mund të keni vetëm ndaj një organizate që ju i besoni. Dhe përderisa keni pritshmëri ndaj nesh, qëështë sfidë më vete, do të thotë qëna besoni.
Kur ju keni pritshmëri që ne duhet të bëjmë më shumë, unë e marrë si sfidë, por e marr edhe si kompliment.A ka pritshmëri ndonjë ndaj një organizate që nuk bën asgjë?Kjo që reflektohet sot këtu është pritshmëria ndaj një organizate që punon çdo ditë, qëështë legjitime.
Kur bëjmë analizën e shifrave apoedhe të ndjesive, ka një kundërshti.Për shembull, aty ka dalë përkeqësimi i situatës ekonomike. Secili ka legjitimitetin e vet dhe në këndvështrimin tim, sipërmarrja ka të drejtë edhe kur nuk ka të drejtë, sipërmarrja ka të drejtë edhe kur në perceptim nuk ka të drejtë. Po të shohim shifrat e kompanive që kanë përmirësim në qarkullim dhe po të shohësh shifrat e rritjes ekonomike, e cila është rritur nga 1.83% në 2014 në 2.62% në 2015, duket sikur ka një kundërshti kur ky grup, ndërkohë qëiështë rritur qarkullimi dhe ndërkohë që ekonomia është rritur, percepton keq performancën e ekonomisë.
A ka këtu ndonjë organizatë që duhet të përmirësojë punën e saj? E vetmja organizatë që duhet të përmirësojë punën ështëQeveria, në disa drejtime, por tre janë më kryesoret:
Së pari, procedurat fiskale. Ndava me anëtarët që shumë procedura kanë ngelur si nëvitin 1998. Sipërmarrja qëka ecur me shpejtësi marramendësëështë sofistikuar, ka riskuar, ka fituar, ka humbur, është ndeshur, janë marrë para me force.Gjatë tetë viteve 726 milionë dollarë janë mbajtur aty, por sot është shumë më e sofistikuar se çfarë ka qenë 15 vite apo 25 vite mëpare, që do të thotë që do të duhet ne të kapim ritmin e sipërmarrjes ndëpërmjet përmirësimit të procedurave. Ndaj me ju me kënaqësi që Ministria e Finanacve, në kujdesin e Kryeministrit, ka ndërmarrë një proces të gjerë konsultimi me sipërmarrjen.
Paketa është hapur për konsultim me sipërmarrjen dhe në datën 8, ne do kemi Këshillin Ekonomik Kombëtar ku do të prezantojmë paketën e plotë. Sot do të ndaj disa ndryshime.
I pari qëështë ndryshim cilësor, por edhe kuantitativ, është e drejta e sipërmarrjes për t’u vetëkorrigjuar pa penalitete dhe jo më për një periudhë shumë të kufizuar, por për një periudhë 5- vjeçare për të shkuar mbrapsht deri tek koha kur parashkruhet, pra për 5 vietet qëe kanë kaluar pa penalitet.
Nuk do ketë kontroll të pa lajmëruar pa unjoftuar sipërmarrja 45 ditë para dhe gjatë 45 ditëve sipërmarrja ka të drejtë që të vetëkorrigjohet pa penalitet. Kjo ju jep qetësinë maksimale në risqet që ju keni marrë për të ndërtuar kompaninë tuaj. Nuk lë surprizë më ngaadministratat tatimore dhe ju heq frikën dhe heq të drejtën nganjëherë abuzive të ndonjë inspektori për t’ju kapur “gafil”.
Në të njëjtën kohë, përata që kanë dërguar komente në adresën [email protected] ju them që 100% e komenteve tuaja janë marrë parasysh në draft. Drafti shpërndahet sot në darkë dhe deri në datën 20 sërish kemi mundësi të përmirësojmë së bashku atë draft, që të kemi mundësi ta bëjmë realitet atë momentin e përmirësimit të ndjeshmërisë së ekonomisë, pra të fillojmë të përputhim shifrat që janë realisht pozitive me perceptimin dhe ndjeshmërinë.
Dua të ndaj me ju dhe dy shifra shumë interesante pozitive. Ju e ndoqët vendimin e Bordit Ekzekutiv të FMN për aprovimin e rishikimit të shtatë të programit që kemi dhe komentet ishin realisht shumë  të balancuara, pozitive për ekonominë dhe me detyra për Qeverinë. Në vendimin e tyre thuhet specifikisht që ekonomia shqiptare ka marrë forcë dhe po rritet në mënyrë stabël, pra ne e kemilënë mbrapa krizën dhe e dyta, një sfidë për Qeverinë për të përmirësuar klimën e biznesit.
Sot doli Regjistri i ndërmarrjeve dhe të dhënat janë shumë të mira. Më vjen mirë të ndaj me ju qëështë rritur numri i ndërmarrjeve të reja 9848, gati-gati sa ishin në një vit në 2013. Pra çfarë ka ndodhur në ekonominë shqiptare?Në pesë muaj u arrit që ishte bërë në një vit dhe këtu nuk i kemi efektet akoma të informalitetit.
Për herë të parë pas vitesh ka filluar kredia të gjallërohet dhe kredia konsumatore për herë të parëpas vitesh e vitesh është dyshifrore,12.6%.
Që do të thotë, për ta mbyllur, që ka një konvejer që transmeton ecurinë e shifrave tek sipërmarrja. Ai konvejer duhet përmirësuar, ato procedura duhen përmirësuar, burokracia duhet shkurtuar dhe kjo është detyrë e Qeverisë për të bërë të mundur që të transmetohet ecuria pozitive e ekonomisë edhe në ndjeshmërinë e një komunteti,i cili megjithëse fiton më shumë dhe ka rritur qarkullimin, sërish nuk e ka akoma të balancuar ndjesinë. Dhe sipërmarrja ka gjithmonë të drejtë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës