PËR NJË DIPLOMACI DINAMIKE NE VEPRIM
 
I nderuar Z. Zëvendkryeministër,
Të nderuar kolegëministra dhe deputetë,
I nderuar President Moisiu,
Të nderuar zonja dhe zotërinj ambasadorë,
Te nderuar përfaqësues të sipërmarrjes e shoqërisë civile,
Zonja dhe zotërinj,
 
Dhjetë muaj më parë kur u emërova Ministër i Jashtëm, disa nga miqtë e mi më pyetën se si ndjehesha në këtë detyrë. Përgjigjja ime ishte ajo qëështë edhe sot. Nuk ka asnjë institucion si Ministria e Punëve të Jashtme. Ky është vendi ku farkëtohet politika e jashtme dhe ku mbrohen interesat kombëtare.
 
Atdheu ynëka nevojë për një politikëtë jashtme të shëndetshme e mirëpërcaktuar. Ky mision nuk mund të kryhet pa kontributin e secilit prej diplomatëve të shërbimit të jashtëm.
 
Njëshërbim 100-vjeçar, një varg i gjatë njerëzish, historia,  sakrificat dhe arritjet e të cilëve mundet fare mirë tëpërshkruajnë historinë, sakrificat, vuajtjet dhe arritjet e kombit tonë. Lipset që këto histori të shpërndara të përmblidhen për të demonstruar vlerat historike evropiane të shërbimit të jashtëm Shqiptar, por edhe për të analizuar më së miri si ndërtohet dhe si mirëmbahet ky shërbim i veçantë.
 
Fjala “shërbim”është në fakt thelbi i misionit tonë, një mision i përbërë nga sensi idevotshmërisë, disiplinësdhepërkushtimit.Nëse i nënshtrohemi këtij përkufizimi, një politikë e jashtme e shëndetshme natyrisht që nuk mund të kuptohet pa diplomatëme etikë të fortë profesionale, të përgjegjshëm dhe vetveprues. Për aq kohë sa ne i mbrujmë këto vlera, atëherë edhe ushtrimi i politikëssë jashtme do të jetë në duar të sigurta.

Aktualisht, roli i shërbimit të jashtëm është më i ndryshëm dhe më dinamik se më parë. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe në aktualitetin e ri ku ndodhemi, në këtë botë globale, me forma të reja komunikimi, të mundësuar nga rrjetet sociale, të cilatngushtojnë distancat dhe lehtësojnëndërhyrjet e aktorëve tëndryshëm në proceset e krijimit të perceptimeve publike, por edhe në proceset e vendimmarrjes.
 
Kjo krijon, dashje pa dashje, nevojën e ridimensionimit të punës së shërbimit të jashtëm. Diapazoni i diplomacisë së botës mono-kromatike të Luftës së Ftohtë ndryshon shumë nga diplomacia e botës shumëngjyrëshe moderne. Fusha që deri dje ishin të paimagjinueshme, sot bëjnë pjesë në punën e përditshme të një diplomati modern.
 
Terma të tillë si diplomacia energjetike; publike; ekonomike;e burimeve natyrore;diplomacia digjitale, ajo parlamentare, janë shembuj që tregojnë jo vetëm zgjerimin e fushës sëdiplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, por  edhe numrin e madh të aktorëve që janë të përfshirë.
Sot,diplomatët nuk e kanë më ekskluzivitetin e diplomacisë.Prandaj dhe tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë përdiplomatëprofesionistë; të cilët, janëtëaftë të hartojnë analiza dhe të bëjnë të gjithë punën përgatitore të nevojshme, qëmundëson vendimmarrjen e bazuar mbi premisa të shëndosha. Sepse të gjithë e dimë që vendimet e rëndësishme nuk merren as në takime dhe as në mbledhje e konferenca. Por para tyre dhe midis tyre.
 
Për këtë, nevojiten diplomatë vetveprues.Sepse të jesh diplomat nuk është thjesht një zanat, por është mbi të gjitha një mënyrë jetese. Në kushtet e një shërbimi diplomatik të një vendi të vogël, nuk janë të rralla rastet kur diplomati shqiptar duhet të përballet i vetëm me disa kërkesa ose sfida, pa pasur luksin e një strukture mbështetëse të mjaftueshme.
 
Sa më lart, merr kuptim vetëm nëse shërbimi i jashtëm bazohet te meritokracia, duke shmangur praktikat klientelistetë së kaluarës. Fokus në politikën e jashtme dhe jo më në politikën e brendshme. Nuk është e lehtë, por besoj se është e vetmja rrugë për t’u ndarë nga nga praktikat e vjetra.
 
Zonja dhe zotërinj,
Konferenca e Ambasadorëve organizohet pas disa vite ndërprerjesh me synimin që të shndërrohet në një praktikë të rregullt pune. Takimi i këtij viti, zhvillohetnënjë situatë të re dhe tërëndësishmezhvillimesh të brendshme dhe të jashtme.
 
2014 përkon me 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi dhe me 25 vjetorine rëniessë “Murit të Berlinit”. Ndryshimet kanë qenë të jashtëzakonshme. Sidomos në rajonin tonë, kuprojekti i zgjerimit, qëështënëADN-në e BE-së, po vijon.
 
Procesi i integrimit Europian për Ballkanin që mori hov me Samitin e Selanikut në vitin 2003, i ka dhënë rajonit tonë gjithnjë e më tepër sensin e një të ardhmeje të përbashkët. Çka ka nxitur, për rrjedhojë,frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë.
 
Historia e zgjerimit është një histori suksesi, e cila dëshmon, së pari, angazhimin e vendeve aspirante për një transformim Europianizues, që mundëson të ashtuquajturin ‘rikthim në Europë’.E tillëështë dhe fryma e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, që synon normalizimin e marrëdhënieve, si etapa e parënë rrugën e vështirë dhe të gjatë drejt pajtimit.
 
Por nuk duhet harruar se sfidat me të cilat është përballur dhe përballet Ballkani Perëndimor janë edhe më të vështira se ato të valëve të mëparshme të zgjerimit të BE:
Ritmet e anëtarësimit janë ngadalësuar: që nga Samiti i Selanikut vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE.

Rajoni jonë ende nuk është një rajon i mirëfilltë: akset e infrastrukturës që na lidhin me BE-ne dhe ndër-veti, shkëmbimet tregtare, kulturore dhe njerëzore janë ende larg nivelit të dëshirueshëm. 

Me pak fjalë, jemi ende larg ribashkimit të kontinentit. Dhe pikërisht për këtë arsye lipset që ai vizion strategjik i ‘rikthimit në Europë’, të vazhdojë të na udhëheqë si ne, vendet aspirante, ashtu edhe Bashkimin Europian.
 
Përtej rajonit tonë, kriza e Ukrainës jo vetëm vuri në pikëpyetje efikasitetin e arkitekturës së sigurisë Europiane, por nxorinë pah nevojën e ngutshme që NATO të ritheksojë angazhimin e saj strategjik për mbrojtjen kolektive të territoreve aleate. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura dhe rëndësinë e një procesi bashkëpunimi tëstrukturuar tëNATO-s me vendet e rajonit, në mënyrë që të eliminohen boshllëqet e sigurisë në Evropën Jug-Lindore. 
 
Situata dëshpëruese në Siri dhe zhvillimet dramatike në Irak, Iran dhe Lindjen e Mesme rrezikojnë të krijojnë konfigurime të reja me pasoja afatgjata për rajonin dhe më gjerë.
 
Dhe me këto në mendje, vetvetiu lind pyetja:
Cili është roli i Shqipërisë në rajon, ne Europë dhe më gjerë?
Cilat janë objektivat dhe instrumentet e politikës së jashtme të Shqipërisë?
Cilat janë limitet e aksionit tonë diplomatik? 
Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve duhet bazuar në njëdiskutim të hapur me diplomatë me përvojë, njerëz të botës së mendimit dhe aktorëtë interesuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.
 
Ndaj dhe një nga hapat e marrë që në fillim të detyrës si ministër, ishte krijimi i një bashkëpunimi të strukturuar organizata të fushës së marrëdhënieve me jashtë. Kjo u pasua nga fillimi i një reforme në shërbimin diplomatik, për t’iu përgjigjur detyrave dhe sfidave.
 
Reforma e ndërmarrë në shërbimin e jashtëm, falë edhe ekspertizës së huaj,synon:
Profesionalizimin e shërbimit diplomatik.
Racionalizimin e përfaqësimit në botë në përshtatjeme prioritetete politikës sonë të jashtme. 
Lejomëni të falenderoj këtu Kuvendin si dhe Komisionin për Politikën e Jashtme, si faktorë gjithnjë e më shumë mbështetës në mbarëvajtjen e kësaj reforme jetike për mirëfunksionimin e shërbimit të jashtëm.
 
Zonja dhe Zotërinj
 
2014 e gjen Shqipërinënë pozita më tëfavorshme se më parë. Anëtare e NATO-s, vend kandidat për BE-në, pjesë e pellgut Adriatiko-Jonian, vend–nyje i projekteve energjetike merëndësi tëveçantëpër Europën, siç janëgazsjellësi TAP dhe projekti i degëzimit të tij në korridorin Adriatiko-Jonian.
 
Natyrisht, rëndom dëgjon se në politikën e jashtme parimi i vazhdimësisëështë themelor. Pa dashur të vendos në pikëpyetje këtë parim, lejomëni të ndaj më ju disa reflektime.
 
Në një botëgjithnjë e në ndryshim, nuk do të jetë më e mjaftueshme përsëritja e formulave të vjetra dhe të provuara. Realiteti i ri na kërkon tëreflektojmë mbi themelet ku mbështeten parimet tona, dhe të jemi tëgatshëm për t’u adaptuar nërrethanat e reja që krijohen nga një rend botërorpa rend.Apo siç konstaton me të drejtëMinistri i Jashtëm i Francës,Laurent Fabius: “një botë zero-polare”.
 
Lidhja historike transatlantike ndjen presionin e sfidave të reja. Organizatat ndërkombëtare dhe qasja shumëpalëshe janë vendosur në pikëpyetje. Rasti i Sirisë ishte vetëm një shembull. Ukrainaështë një tjetër. Prirja drejt marrëdhënieve bilaterale dhe krijimi i koalicioneve ad-hoc, janë vetëm disa nga shenjat e kristalizimit të një trendi të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.
 
Sot, shprehja e Kancelarit Gjerman Villy Brandt se “diplomacia është planifikim strategjik për paqe”, mbart ende një leksion të vyer për ushtruesit e politikës së jashtme. Prandaj na duhen diplomatë që mendojnë zgjidhje të reja për probleme të vjetra. Dhe hapi i parë në këtë drejtim është: të dimë të bëjmë pyetjet e duhura mbi mënyrën se si Shqipëria projektohet në rajon dhe më gjerë.
 
Zonja dhe Zotërinj,
 
Politika e jashtme e qeverisë i ka përcaktuar qartë në programin e saj të miratuar nëKuvend, si rrugët, ashtu dhe sistemin e aleatëve strategjikë, që ka zgjedhur Shqipëria në rrugëtimin e saj ndërkombëtar.
 
Në themelet e politikës sonë të jashtme qëndrojnë aleanca e pathyeshme dhe jetike e Shqipërisë me SHBA dhe BE.
 
Shqipëria mbështetEuro-atlantizimin e rajonit.Për ne, perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor është rezultat i natyrshëm i procesit të zgjerimit. Shqipëria është pjesëmarrëse aktive në procesin e bashkëpunimit rajonal dhe në të gjitha nismat rajonale si SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore; CEI – Nisma e Evropës Qendrore; NAJ – Nisma Adriatiko Joniane.
 
Kryesimi një vjeçar i Nismës Adriatiko - Joniane ishte një angazhim diplomatik në funksion të ndërthurjes sa më të mirë të agjendës së Presidencës shqiptare me Strategjinë e BE-së për Makrorajonin Adriatiko - Jonian.
 
300 ditët e para të qeverisë,vetëm sa kanë dëshmuar drejtësinë e qëndrimeve, nismave diplomatike dhe veprimeve të planifikuara në programin e qeverisë për politikën e jashtme.
 
Në këtë pikë lejomëni të shpreh një falënderim të veçantë për Kryeministrin Rama, mbështetja, besimi dhe vëmendja e të cilit janë elemente tëpazëvendësueshëm për të kryer me sukses detyrat tona.
 
Në këtë frymë, Shqipëria do të hyjë në fazën përfundimtare te konsolidimit të mbështetjeve përanëtarësimin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, si dhe fillimin e pjesëmarrjes në Komisionin për Statusin e Grave. Kjo shton prezencën tonë në organizatat ndërkombëtare, rritvizibilitetin dhe rolin aktiv në sistemin e OKB-së.
Shqipëria vjen gjithashtu me një zë dhe pozicion më të spikatur në rajonin e Europës Juglindore. Si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat në BE, Shqipëria jo vetëm është pjesë e themeleve të identitetit Europian të rajonit tonë, por ajo gjithashtu ofron një garanci për mbarëvajtjen dhe qartësinëe destinacionit Europian të këtij rajoni.
 
Rajoni mbetet prioriteti gjeografik dhe politik i diplomacisë sonë për arsye të njohura. Është një arritje e madhe dhe rrethanë lehtësuese për veprimin tonë diplomatik fakti, që të gjitha shtetet e rajonit janë anëtare ose aspirantë për anëtarë të Bashkimit Europian. Është një arritje e madhe e sigurisë dhe e stabilitetit që arkitektura rajonale e sigurisë i ka themelet në Aleancën Atlantike, ku  aderojnë si anëtarë, ose aspirojnë të jenë anëtarë, shumica dërrmuese e shteteve të rajonit.
 
Shqipëria mori në muajin qershor presidencën e radhës të organizatës së Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore, SEECP. Është një aksion që kërkon një mobilizim me të madh nga diplomacia jonë dhe një angazhim në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në rajon.
 
Në themel të politikës sonë të jashtme qëndron avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në rajon.
 
Në këtë drejtim, Shqipëria do t’i vazhdojëpërpjekjet dhe aksionin e saj rajonal dhe ndërkombëtar, për të krijuar kushtet dhe konsensusin e anëtarësimit të Kosovës nënismat rajonale.
 
Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën kanënjë karakter specifik. Organizimi për herëtë parë i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive tona dhe nënshkrimi i deklaratës së partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, shënojnë një faze të re tënjë kuadri tëveçantë dhe me të lartë të arritur në marrëdhëniet tona.
 
Bashkëpunimi ynë me Kosovën është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike.
Koncepti ynë për rajonin nuk është i ngushtë, por i lidhur edhe me rajonet e tjera. Kjo do të thotë që diplomacia jonë duhet të jete më aktive në pellgun e Adriatikut dhe Jonit. Shqipëria është e Mesdheut po aq sa është e Ballkanit.
 
Dhe me këtë dëshiroj të theksoj faktin se të jetosh në një botë ku gjeografia respektohet dhe nuk injorohet, do të thotë të kuptosh kufijtë dhe horizontet që përcaktojnë vendimmarrjen politike.
 
Të nderuar të pranishëm,
 
Përkatësia jonë gjeostrategjike e dyfishtë, të kycur në Ballkan dhe të hapur në Mesdhe, përkufizon gjithashtu potencialin e lartë dhe avantazhet që ekonomia Shqiptare kanë krahasim me vendet fqinje.
 
E them këtë sepse, promovimi i diplomacisë ekonomike në rangun e instrumenteve parësore të politikës së jashtme, është objektiv i yni.Synimi është rritja e investimeve në vend dhe diversifikimi i burimeve përnjë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.    
 
Arritja e këtij objektivi është padyshim produkt i një sërëfaktorësh, që nuk varen vetëm nga shërbimi i jashtëm. Por diplomatët tanë duhet të jenë në pararojë të këtij procesi, duke treguar aftësi për të krijuar kushtet për ndërveprim midis institucioneve të planifikimit dhe zbatimit të politikave ekonomike dhe aktorëve që dëshirojnëtë investojnë nëShqipëri.
 
Për pasojë, diplomatët shqiptar, do të vlerësohen në funksion të përpjekjeve të tyre për të ndihmuar përmbushjen e këtyre objektivave. Nuk duhet të harrojmë se një diplomat modern është mbi të gjitha një faktor valorizues i vendit që përfaqëson por edhe i vendit ku ai ushtron detyrën.
 
Shqipëria pritet të bëhet një qendër e rëndësishme europiane e transportit të energjisë. Kalimi dhe kryqëzimi në territorin e Shqipërisë i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe i degëzimit të tij, Adriatiko-Jonian (IAP), i sugjerojnë diplomacisë shqiptare një dimension të ri në funksionin dhe strukturëne saj: atë të diplomacisë së burimeve natyrore dhe energjetike.
 
Për pozicionin e saj gjeostrategjik, Shqipëria mund të jetënjë element mbështetës për planifikimet Europiane tësigurisë energjetike.
 
Kriza në Ukrainë, shkaktoi një tronditje në sistemine marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sidomos në Europë,duke pasuruar me elementë të panjohur arkitekturën e sigurisë Europiane dhe sigurinë energjetike.
 
Kundrejt kësaj krize, në rajon u evidentuan jo vetëm ndarjet dhe prirjet recidiviste, por edhe një rikompozim i tendencave për lidhje aleancash të vjetra. Këto bien ndesh me procesin e integrimit Europian dhe mund të bëhen pengesa për bashkëpunimin dhe stabilitetin në Europën Juglindore.
 
Politika e jashtme e Shqipërisë është në rezonancë të plotë me politikën e jashtme të SHBA-ve dhe BE-së. Kriza e Ukrainës provoi vlerën e ekzistencës dhe rolit të pazëvendësueshëm sigurues të Aleancës Atlantike në Europë. Në këtë kuadër zgjerimi i Aleancës Atlantike në rajonin e Europës Juglindore përbën një garanci të madhe të paqes dhe stabilitetit në rajon.
 
Tensionet e reja dhe format e ndryshme të veprimit terrorist ndërkombëtar në Lindjen e Mesme, në Afrikë apo në Azi, janë vatra problematike, të cilat në forma të ndryshme kanëpasojat e tyre në gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, pavarësisht nga largësitë gjeografike.
 
Kjo sjell nevojën e një mobiliteti mëtë madh të diplomacisë sonë për të arritur jo vetëm përputhje me qëndrimet dhe veprimet e aleateve dhe partnereve tanë strategjikë, por edhe për të përcaktuar pozicionime, qënë këtë linjë i shërbejnë më mirë interesave të vendit tonë.
 
Të nderuar të pranishëm,
 
Mobiliteti i diplomacisë shqiptare, sidomos gjatë 10 muajve të fundit, ishte një nga elementët që ndihmoi procesin e marrjessë statusit tëvendit kandidat në BE. Dëshiroj të përshëndes diplomatët shqiptar, për kontributin e dhënë në kapërcimin e pengesave të shfaqura në rrugën e vështirë të marrjes së statusit.Po kaq mirënjohës jam ndaj trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri për bashkëpunimin cilësor në këtë proces.
 
Marrja e statusit tëvendit kandidat ështënjë fazë e re e angazhimit tëdiplomacisësonë dhe e veprimit të saj profesional, me qëllim qëmarrëdhëniet e Shqipërisëme Bashkimin Europian,tëkrijojnënjë klimë sa mëtë favorshme për arritjen e etapave të tjera mëtëvështiranë rrugën e anëtarësimit.
 
Objektivi i ri i hapjes së bisedimevepëranëtarësim në BE, duhet tëshërbejë si shtysëpërnjë mobilizim tëgjithanshëmtëdiplomacisë sone, sipas parametraveqëkërkon kjo faze cilësisht e re.
 
Diplomacia jonë ka nëkëtë fazënjë rol të rëndësishëmpër krijimin e bindjeve ndërkombëtarelidhurme progresin e Shqipërisë. Një nga detyrat e shërbimit të jashtëm është përmirësimi i imazhit të vendit në botë. Kjo nënkupton, një qasje dinamike tëpërmirësimit të imazhit të vendit pranë investitorëve të huaj dhe qarqeve politiko-kulturore ndërkombëtare. Por edhe fuqizimin e pranisë sëShqipërisë në botën digjitale.

Këto detyra nuk janë të lehta, por janë krejtësisht të arritshme nëse shërbimi i jashtëm shfrytëzon si duhet asetet tona brenda dhe jashtë vendit. Një nga këto asete dhe burim i energjive të jashtëzakonshme krijuese, janë studentët shqiptarë.

Për këtë qëllim, në 2014, MPJ, për herë të parë organizoi praktikën e stazhierëve (interns), duke pranuar në gjirin e saj për një afat kohor disamujor, të rinj e të reja, të diplomuar nga fusha të ndryshme. Ministria dhe shërbimi i jashtëm kanë nevojë jo vetëm për entuziazmin e të rinjve, por edhe për këndvështrimin e tyre që jo rrallë, ka sjellë risi në punën tonë.

Po kaq me rëndësi ka qenë bashkëpunimi me botën e sipërmarrjes. Sipërmarrja është motori i ekonomisë, prandaj dhe një shtet modern, europian nuk mund të kuptohet pa një ekonomi të qendrueshme.

Më lart, përmenda faktin se sot diplomacia nuk është ekskluzivitet i diplomatëve. Vërtet, në botën digjitale dhe të ndërthurur ku jetojmë, Shqipëria ka shumë ambasadorë de facto, ndonëse jo de jure. Shumë prej tyre jetojnë jashtë, dhe janë pjesëe asaj që quhet diaspora shqiptare në botë.Koha ka ardhur që bashkëpunimi ynë me shqiptarët jashtë atdheut të jetë më i strukturuar.

Kudo që jam takuar me shqiptarë, në Lion, Nju Jork, Selanik, Athinë, Stamboll, Milano, kam kuptuar një gjë: diaspora është aset i pashfrytëzuar që duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes sonë.

Dëshiroj të jem i qartë dhe i drejtpërdrejt në këtë pikë: për shërbimin tonë të jashtëm adresimi i problemeve me të cilat përballen studentët jashtë vendit, emigrantët, diaspora dhe bashkësia e sipërmarrjes, janë detyrat tona.

Përmbushja e këtyre detyrave kërkon instrumentet e duhur financiarë, por më së shumti, kërkon ndryshim mentaliteti, drejt një kohezioni të fortë kombëtar mbi objektivat e politikës së jashtme.

Marrëdhëniet ndërkombëtare janëkategori të lëvizshme.Kjo do të thotë që diplomacia jonë nuk mund të ecë me formula tëçimentuara, qofshin këto edhe të periudhës postkomuniste. Ajo duhet të përshtatetme dinamizmin dhe ndryshueshmërinë e situatave dhe të ketë më shumë mendim, më shumë iniciativë, dhe sidomos me shumëaftësi t’u paraprijë zhvillimeve të mundshme në rajonin tonë, dhe më gjerë.

Diplomacia shqiptare duhet të ketë një fizionomi kombëtare. Kjo fizionomi duhet kuptuar jo në etnografinë politike, por në veprimin e kurdohershëm dhe të kudondodhur në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare të Shqipërisë. Duhet kuptuar edhe si aftësi e diplomacisë shqiptareqë të jetë e pranishme kudo dhe të gëzojë respektimin e zërit, mendimit dhe qëndrimit të saj në hartën gjeografike të rajonit.Është kënaqësi të konstatojmë se tashmë në rajon nuk mund të bëhet mëasgjë as në kurriz dhe as në padijeni të Shqipërisë.Kjo është një rrethanë strategjike, rezultat i politikës sonëjashtme,  dhe diplomacia jonë ka për detyrë të shenjtë ta ruajë dhe ta zhvillojë.

Ky është dhe një prej synimeve kryesore të kësaj konference qe ne risjellim sot në praktikën e diplomacisë shqiptare. Diplomacia është arkitekturë, jo thjesht një dizajn i brendshëm ose i jashtëm. Uroj që këto ditë bashkëbisedimi dhe rrahje idesh, të jenë sa më interesante dhe sa më frytdhënëse për të gjithë.

Ju faleminderit!