Fjala e plotë e ministrit Tahiri

Kam kënaqësinë të jem me kolegun austriak me të cilin pata një takim të shkëlqyer, lidhur me prioritetet e punës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në bashkëpunimin ndërmjet të dyja agjencive, i cili ka shënuar momente decizive suksesi në nivel bilateral, po edhe në nivel të operacioneve të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit në Interpol dhe në Europol. Veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar , terrorizmit, korrupsionit dhe në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
 
Ndërkohë kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe përsa i përket reformimit të Policisë së Shtetit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira. Dhe kemi theksuar nevojën për ta shtyrë këtë bashkëpunim në një nivel akoma dhe më të lartë. E dimë shumë mirë, të dyja palët që, bota e krimit nuk njeh kufij. Ashtu siç dimë shumë mirë se mundësia jonë për të bërë më shumë është aty.
 
Kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim të mirë edhe në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i cili kthehet në një prioritet duke konsideruar veçanërisht edhe lëvizjet emigratore në Ballkan dhe në Bashkimin Europian. Dhe në këtë kuadër ka akoma më shumë vend për bashkëpunim.
E falënderova kolegun për të gjithë bashkëpunimin e deritanishëm, i cili shënon një moment kulmor, në këtë kuadër, duke na dhënë ne besim edhe duke shkëmbyer më shumë informacion, në raport me gjithçka kemi nevojë të bëjmë në të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!