Mbështes plotësisht qëndrimin e kryeministri Mustafa. Protesta është mjet demokratik por protesta e së shtunës dhe e sotmja nuk kanë pasur vullnet qytetar por thjeshtë objektiva politiek ditore. Ato ishin të organizuar nga partitë opozitare dhe jo nga populli. Dialogu duhet të zhvillohet në parlament e jo në sheshe.

Dhuna është e papranueshme, dhe në asnjë moment nuk do të dorëzohemi përballë dhunës. Falënderojmë qytetarët që nuk i janë përgjigjur dhunës. Aktet e sotme janë të një grupi të vogël. I falënderojmë policët për mbrojtjen e jetërave të qytetarëve. Disa protestues të dhunshëm filluan sulmet e dhunshme duke lënduar dhjetëra polic, vajza dhe djem të Kosovës. Ky ishte tentim për ta marrë pushtetin me dhunë. Në këtë shtet vetëm vota e përcakton qeverinë. Shantazhimet dhe ultimatumet e rrugës nuk do të kenë sukses. Populli i Kosovës dhe miqtë e saj janë kundër dhunës. Ftojmë qytetarët për besim në institucionet dhe policinë e Kosovës. Konsiderojmë se nuk kemi arsyeje të kemi pamje të tilla në kryeqytetin tonë. Ku të gjitha janë vëllezër dhe motra.

Ftojmë subjektet politike që çdo shqetësim të tyre ta zgjedhim në Kuvend dhe në frymë demokratike. Sot në Prishtinë ka ndodhur ajo që më së paku i është dashur shtetit tonë të ri.