Fjala e plotë Ramës në mbledhjen e Kryesisë së re të PS

Kjo kryesi e nis detyrën me një objektiv madhor afatshkurtër, në fitoren e zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017.
Është një objektiv afatshkurtër.
Sot një vit jemi në sprintin final të mandatit dhe në prag të finishit elektoral, çdo ditë e kësaj periudhe deri ditën e zgjedhjeve të PS-së është një ditë në funksion të zgjedhjeve.
Fushata e anëtarësimeve të reja  duhet të hyjë në një fazë të re ku çdo anëtar duhet të jetë protagonist. Objektivi i 150 mijë anëtarëve në këtë vit jubilar është i arritshëm. Kjo rritje nuk është aspak qëllim në vetvete, nuk është një rritje mekanike por një shtrirje kapilare e organizatës socialiste në çdo shtresë e grup.Reformimi i strukturës sociale të organizatës, përbërjen e saj është domosdoshmëri jetike në këtë rritje. Ndryshe rritja për rritje mund të jetë e dëmshme.Nuk është simbolike por edhe përmbajtësore që në këtë fazë të re të fushatës së anëtarësimeve e gjitha të zhvillohet në zinxhirin e kremtimesh e refleksionesh deri në ditën e festës së 25-vjetorit.
Sot do të shqyrtojmë një projekt të paraqitur për këtë kronizë të aktivitetit tonë politik ku do ftojmë gjithkund që ka pasur kontribut gjatë 25-viteve përfshirë edhe shoqatat e veteranëve si dhe më të rinjtë për të mirëpritur këdo në këtë kremtim refleksionesh.
Kjo është mënyra më e mirë për ti hapur rrugën Dialogut të ri për Shqipërinë që na çoi në programin e ri qeverisës përmes një diskutimi të çiltër, ballafaqimesh eksperiencash, ndarje idesh e shqetësimesh për më të mirën për PS dhe Shqipërinë si motiv i ekzistencës së partisë sonë.
Partitë që qeverisin e kanë për natyrë që kur fillojnë e mendojnë për mandatin tjetër thonë se, është bërë por ka ende për tu bërë.
Në rastin tonë kjo është e vërtetë, por nuk e thotë të gjithë të vërtetën se cfarë kemi bërë për Shqipërinë tonë dhe çfarë mund të bëjmë më shumë, sepse ne kemi bërë shumë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Kemi bërë atë që qeveritë e mëparshme nuk e kanë bërë dot. Kemi bërë reforma me vendosmëri për reforma të munguara që të bëjmë shtet dhe për të mos lejuar që gjenerata tjetër të mos vuajë mungesën e tyre siç vuan kjo gjeneratë.
Kemi bërë më shumë reforma se askush më parë. Kemi prekur sektorë ku ka pasur paralizë të sistemeve dhe kemi bërë praktikisht atë që duhej për të mundur që të vendosim baza të shëndosha proces funksionimi të shtetit e institucioneve për dekadat.
Kemi bërë një reformë të organizimit të territorit që është historike për Shqipërinë dhe që ka çelur një kapitull të ri për të modernizuar qeverisjen, reformën e pronës që i jep kurajo pas 25 vitesh një përgjigjie reale, konkrete e praktike një problemi që u mbart vetëm për tu ngatërruar më shumë.
Një reformë të sistemit të taksave që na bën nder si forcë politike dhe që është një konfirmim kuptimplotë i të vërtetës që ne jemi forca politike që i ndan përgjegjësitë për kontributet sipas mundësisë për të kontribuuar.
Sot jemi partia që kemi çuar përpara një betejë për të lehtësuar barrën e taksave dhe e kemi ulur atë për 97% të shqiptarëve.
Jemi partia që kemi udhëhequr drejt zerimit të takës së biznesit të vogël për të gjithë ata që vetëpunësohen në një biznes të vogël dhe kemi përgjysmuar taksën për kadegorinë e sipërme të biznesit të vogël.
Por përtej kësaj, ne kemi kthyer ekonominë në rrugën e rritjes. E dimë të gjithë se nga se nisi, ajo lëkundej në një agoni mes 0 dhe 1 dhe sot planifikojmë një rritje ekonomike prej 3.4% për këtë vit. Por edhe sikur të mbetet tek 3% ose mbi 3% mund të them se vendi ynë ka rritjen më të lartë në rajon në një konjukturë të përgjithshme të pafavorshme për ekonominë.
Por jemi të vetëdijshëm se kjo nuk është e pamjaftueshme dhe sigurisht që për të parsur impakt të drejtpërdrejtë të rritjes ekonomike tek familjet na duhet një jo vetëm rritje ekonomike më e lartë dhe jam i bindur që do t’ia dalim, duke rritur volumin e investimeve të huaja, por na duhet një rritje më e ndjeshme dhe e prekshme e cilësisë së institucioneve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.
Kjo impakton drejtpërdrejt edhe nivelin e tyre të besimit dhe të kurajës në raport me konsumin dhe investimet e vogla familjare apo ato më të mëdha në rang republike.
Nga ana tjetër kemi bërë një reformë të energjisë për të cilën jemi të gjithë të vetëdijshëm se ka shënuar një pikë kthese të madhe në raport me rendin ligjor, ekonominë e sektorin.
Të ardhurat në këtë sektor i kemi kthyer në investime.
Kemi bërë një reformë të rendit dhe policisë së shtetit për të cilën jemi krenarë dhe sulmohemi egërsisht çdo ditë nga kundërshtarët e vendosur të cdo ndryshimi e progresi që e kanë bazën tek Shqupi.
Proporcioni i sulmit të tyre mbetet një kut vlerësimi në proporcion me suksesin.
Reforma në arsim është një hap i rëndësishëm kthese, që do të kërkojë kohën e vet për të maturuar impaktet në nivelin e përgjithshëm arsimor e cilësinë e shërbimit në arsim të qytetarëve. Ajo ka dhënë efektet në ndryshimin e përgjegjshmërisë në raport me mësimdhënien.
Reforma në shëndetësi mbetet më e vështira, por në Shqipëri është e vështirë pasi shëndetësia mbetet e nënfinancuar, por ka të dhëna që edhe në këtë sektor jemi në drejtimin e duhur. Ulëm çmimin e ilaçeve, shërbimi falas etj.
Reformuam pensionet që të gjithë para nesh e shtynë sepse është një nga reformat më delikate me impakt agresiv tek një grup shoqëror që hyn tek më të dobëtit.
Por kolapsi që rrezikonim për shkak të rënies së skemës ishte reale me një defiçit të papërballueshëm. Ka nevojë për konsolidim e thellim të mëtejshëm.
Reformuam ndihmën ekonomike dhe ajo nuk është më korrupsion i pastër politik e klientelë e çetave lokale për arsye të pengmarrjes së procesit elektoral. Skema ka probleme por është e orientuar drejt atyre që e meritojnë këtë ndihmë e cila është dy apo tre fishuar.
Ajo që mbetet e rëndësishme është se këto që kemi bërë vlejnë vetëm nëse ne vijojmë dhe nëse nuk ka një kundërgoditje për ta ndalur këtë proces reformash që i përkasin të ardhmes.
Janë arsye se pikërisht pse kanë qenë të nevojshme jemi të vetëdijshëm që shumë çka njerëzit e presin me të drejtë nuk mund të vinin menjëherë.
Shtëpia që morëm në dorëzim ishte e gjitha në kolaps e prag falimenti.
Në arenën ndërkombëtare ne përmirësuam imazhin e Shqipërisë. Sot jemi partner i besueshëm dhe me integritet.
E dimë mirë se e gjitha ka nevojë për reformën në drejtësi siç duhet. Pa këtë reformë gjitha reformat e tjera për shtet ligjor kërcënohen seriozisht ndoshta për tu kthyer edhe njëherë mbrapsht nga e para.
Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë proces.Ajo do të jetë e shkruar me partnerët tanë ndërkombëtar dhe Komisionit të Venecias.
Ka ardhur koha që ta shtyjmë përpara procesin dhe pala jonë në komision duhet të këmbëngulë që procesi të mos rrijë në vend dhe palët të ballafaqohen me të vërtetën.
Loja që PD ka organizuar me alibi e justifikime nuk mund të vazhdojë pafund.
Ka ardhur koha që të gjitha palët të ballafaqohen me të vërtetën.Është momenti për ta shtyrë përpara.
Kjo kryesi do ti paraprijë të gjitha proceseve dhe çdo problemi e shqetësimi deri tek fitorja e zgjedhjeve të vitit 2017 si një objektiv afatshkurtër.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet