Fjala e plotë e Olta Xhaçkës: Emri im i tribluar si top lecke! Ku thuhet që familjarët e deputetëve s'duhet të merren me biznes?

*Fjala e plotë e Olta Xhaçkës në Kuvend për çështjen e mandatit

U bë një kohë e gjatë, që emri im lidhet me paligjshmëri e abuzim me mandatin e deputetes. Prej kohësh tanimë zhvillohen ndaj meje gjyqe prokuroresh dhe gjykatësish pa liçence drejtësie këtu, ne ekrane a ne portale, po me licencë lirie për t’u shfrenuar, akuzuar, dënuar dhe qëlluar me te gjithë fuqinë e urrejtjes, mllefit apo thjesht, bindjes se verbër se ku ka një ze ka edhe nje gjë, ku ka një ministër ka edhe nje afere, per t’ia marre tjetrit fytyren, nëpërkëmbur dinjitetin, shkatërruar reputacionin publik.

Nuk jam përgjigjur, jam menduar. Te rri ne këtë detyre apo te iki. Te vazhdoj te merrem me politike apo te dorëzoj mandatin dhe te shpëtoj nga ky linçim, ku faktet janë orekse politike, provat janë interesa mediatike, gjykimet mbi te vërteten e një individi me përgjegjësi, janë paragjykime mbi ngjyrën politike te një personi publik.

Jam menduar ku kam gabuar, për te mbajtur mbi kurriz gjithë kete furi balte. Një gjë di ta them me siguri, as kam ushtruar influencën time për te përfituar asgjë nga ato qe janë bere fakte te kryera si përfitime, as ne fakt nuk kam përfituar asgjë prej tyre, sepse jane thjesht te pavërteta. Dhe sot, si për t’i vene kapakun nje talljeje te madhe me opinionin publik, ku emri im është gjuajtur, pasuar, dribluar si top lecke, diskutohen këtu nga leckat e topit te opozitës, sikur po votohet per te me mbajtur neper këmbë apo lëshuar nga këmba, ndërkohë qe ne fakt sot Kuvendi s’ka cfare voton fare per mua personalisht. Sepse çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka pasur, i ka vajtur nga 1/5 e deputeteve ketu siç parashikon kushtetuta, e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar.

Jo, sot ketu duhet te votohet per diçka krejt tjetër, qe ne fakt është shkalla e sovranitetit te parlamentit dhe liria e votes se cdo deputeti. Por gjithsesi, meqë tek ky absurditet i kthyer ne një debat dhe tek ky debat i kthyer ne nje pike te rendit te dites se Kuvendit, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, e meqë vendimi i sotëm lidhet prapëseprapë me mandatin tim, megjithëse per mandatin tim Gjykata Kushtetuese eshte shprehur njehere, unë nuk do të komentoj me tej për këtë, kolegët le të diskutojnë e të vendosin me voten e tyre.

Po ama une nuk mund te hesht sot për fajësinë qe me është dhënë nga gjykatat e shkalles zero ne këtë parlament, ne tribunat e opozitave te shqepura me qysqi, ne ekranet e akuzave te qepura me porosi dhe ne portalet e gjobave te vena me babëzi. Sigurisht, s’me ben te flas sot ndonjë shpresë që te lartpërmendurit do ndryshojnë mendim, se sjellje jo e jo, po me detyron te mos hesht nevoja qe te dëgjohet edhe zëri im, ne radhe te pare nga ata qe me kane votuar për te pasur privilegjin e kësaj foltoreje dhe sigurisht edhe kushdo tjetër qe ka interes te dëgjoje se si është tallur deri tani nga akuzuesit e përbaltësit e mi.

Se pari, askush s’do të gjejë qoftë edhe një rast të vetëm, një fjalim, intervistë, postim, fjali apo fjalë të dalë nga goja apo dora ime, jo kundër organeve të drejtësisë, po as me ndonjë pikëpyetje per misionin, detyrën, punën e tyre. Që në janar 2023, çështja ime u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, në themel, për më shumë se 8 orë, duke administruar provat e faktet konkrete, ato realet jo ato të gjyqeve në ekranet politike dhe mediatike, të atyre që si inkuizitorët e mesjetës, me gojët plot jargë nga preja e radhës, ndezin sharlatanët politikë e mediatikë.

Pasi shqyrtoi më shumë se 500 faqe prova e materiale nga praktika gjyqësore e vetë Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, vendosi ta pushoje këtë çështje absurde. Së dyti, e gjithë kjo zallamahi ku jam bërë unë mishi për top dhe ku flitet sikur është bërë ndonjë krim i padëgjuar, në fakt ka shkak vetëm njërën ndër 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike qe operojnë ne bregdetin e Shqipërisë, nga Velipoja deri ne Ksamil.

Flitet për toka shtetërore të falura, flitet për investime të bëra falë favoreve qeveritare, flitet për statuse të veçanta personale, kur në fakt e gjitha, nga fillimi në fund dhe pa asnjë bisht apo zgjatim tjetër të fshehtë, është një leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private,  pjesë e të cilës është edhe bashkëshorti im. I cili ishte sipërmarrës përpara se sa të bëhej deputet dhe u rikthye në jetën dhe punën e tij private, pasi u largua nga detyra e deputetit, si rezultat i faktit të thjeshtë se u njohëm dhe u lidhëm familjarisht pikërisht në rrugën e përbashkët të angazhimit politik, e nuk mund ta vazhdonim që të dy këtë angazhim.

Pra as nga unë, as nga bashkëshorti im, as nga shteti që i ka dhënë një status aspak ekskluziv, po tërësisht ligjor një si dhjetëra e dhjetës sipërmarrjeve të tjera, sipërmarrjes ku im shoq është pjesë, me një investim 100% privat dhe të mbështetur në një dokumentacion 100% transparent dhe të verifikueshëm pa asnjë vështirësi, nuk është shkelur asnjë ligj dhe nuk është bërë asnjë paligjshmëri apo favorizim i veçantë.

Unë nuk jam e s’kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast në konflikt interesi dhe këtë nuk e them vetëm unë, po e thotë logjika elementare e gjërave, e ka thënë Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj, e ka thënë edhe ILDKPI. Ky nuk është i pari rast kur ngrihet një dallgë balte ndaj një deputeti për konfliktin e interesit dhe prandaj edhe nuk është e vështirë të gjenden, të hapen dhe lexohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë temë, ku nuk ka në asnjë rresht ndalesë për familjarët e deputetëve të merren me biznes, njësoj si çdokush tjetër dhe në çdo fushë të sipërmarrjes ku kushdo është i lirë të sprovohet.

Në këtë rast, bashkëshorti im që merret me biznes që prej vitit 1991, pas 33 vjetëve ka menduar të bëjë një investim privat në jug të vendit, të financuar nga investitorë privatë e kredi bankare. Jo në tokë të falur nga Kryeministri, sic bërtasin disa shpifës famëkeqinj këtu në këtë sallë apo në ekranet e televizoreve, por në truall privat, të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privatë, siç ndodh krejt rëndom në mijëra e mijëra shitblerje toke në zonat ku regjistrimi i tokës është ende i papërfunduar për njëmijë arsyet qe dihen.

Së fundi, si rrjedhoje e kësaj tollovie një proces hetimor i SPAK-ut ka shkuar në gjykatë lidhur me si eshtë dhene ajo prone 30 vjet me pare, e si eshte regjistruar X vjet me pare. Dhe edhe në këtë rast, emri im eshte futur derr ne thes jo nga hetuesit e prokuroret, te cilet jane ne lirine, te drejten e detyren e tyre te bejne deri ne fund punen qe u takon, po nga lincuesit e inkuizitoret qe lirine e tyre per te folur e perdorin per te shkelur me kembe e duar mbi te tjeret, duke genjyer, fabrikuar, akuzuar e denuar kedo qe munden, kurdo qe munden, kudo qe munden.

Une dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnje lehtësi proceduriale te ndryshme nga te tere te tjerët. Zero! Dhe e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk është e njëjta gje me statusin e shumëpërfolur te investitorit strategjik), pra përfitimi qe sidoqoftë ne cdo rast, ligjërisht, nuk i atribuohet fare drejtpërdrejtë bashkëshortit tim për nje investim ne hoteleri qe kurre mos u befte pas gjithë kësaj balte te pamerituar qe solli ne jetën tone, por kompanisë, e cila ne një te ardhme do te menaxhoje aktivitetin? Vetem e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njeres nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra te nxjerre shezlonet ne plazh. Dhe e theksoj: Per të drejtën e përdorimit te plazhit per klientet e hotelit, jo te perfitimit nga plazhi pa pasur hotel fare sic ndodh ligjerisht, ne plot pjese te segmentit bregdetar! Dhe jo tani, po kur te realizohet investimi qe s.eshte realizuar, kur te lidhet kontrata me te njejtat kushte e tarifa si gjithe te tjeret, qe u takon me ligj turizmi jo me status, qe nuk eshte lidhur… Pra gjithe kjo zallamahi nese duhet apo sduhet te vere shezlonet ne plazh kur investimi te kete perfunduar, kushedi se kur…

Deti dhe plazhet jane pasuri kombetare e shteterore te paperfitueshme nga askush dhe mundet vetem te perdorem, ashtu sic perdorim cdo prone publike. T’u thuash njerezve qe Olta Xhacka ju mori plazhin do te thote te tallesh me ta, do te thote te tallesh me statusin e deputetit, te opinionistit, te kronistit apo edhe thjesht te homo sapiensit.

E marr me mend qe duhet te kete plot nga ata qe po me degjojne, qe pas gjithe hatave, gjemave e bemave qe kane degjuar, e kane te veshtire ne mos te pamundur ta besojne se kaq eshte kjo histori. Nje furtune ne goten e rakise politike te atyre qe pasi u dehen nga pushteti, pasi vrane njerez e shkaterruan prona shteterore, zaptuan prona private e perfituan cfare nuk perfituan, sot jane ne fazen e terbimit nga dalja e rakise.

Por fatmiresisht dhe fatkeqesisht, kaq eshte e gjitha!

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 12/04/2024 05:40

    resortin beje moj xhacka,,,biles a ke mundesi te ndertosh 10 te tille,, ppr te jene te bukur ,,,dhe paguaj cdo meter toke qe u merr fshatareve, ..po we se ata nuk ta japin token,spostohu derisa te gjesh fshatare qe e shesin token...

    Përgjigju
  • Popull: 11/04/2024 20:06

    E me motre e, sdini ku ti fusni leket i mbani me arka ne shpi. Mire beni vidhni, pastroni leket e droges ne rregull jeni. Ju sduhet tju fusin ne burg thjesht tju marin gjithe pasurin dhe tju thone apliko per pune te portali.

    Përgjigju
  • Tigri: 11/04/2024 18:11

    Te merresh por jo te perfitosh miliona euro nga shteti

    Përgjigju
    • haha: 12/04/2024 05:07

      mire e ke po ec mbushja mendjen kesaj hajdutes.

    • Tan_Tironci: 12/04/2024 02:09

      Tigri!!! Tu o duhet te jesh qorr ose budalla. Nese nuk di te lexosh, ta bej hallall, por nese je udall, te hap rrugen. Gjykata e larte e ka nxjerre te paster. Gazi I bones, Bardhi, do ta bej pis. Ato milionat euro jane fantazi e Berishes.co

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë