Fjala e plote e Rames ne Kuvend

Projetbuxheti kurorëzon një përpjekje të madhe për të futur shtetin në shina, për të vendosur rregullin, për të rritur fuqinë blerëse, për të financuar reformat e mëdha, të cilat sikur nënvizoi edhe Merkel kanë celur rrugën për negociatat.
 
Rritja e pagave për punonjësit e shtetit dhe pensionet, arritje e qeverisë, 100 mln dollarë.
 
Përmes uljes së taksës mbi të ardhurat personale kemi spostuar 440 mln dollarë në 4 vite për t'ua kaluar qytetarëve.
 
U përballëm me një krizë financimi për kantieret e hapura nga qeveria e vjetër, e cila thoshte se ka ndërtuar 10 mijë km rrugë, ndërsa tani thotë 11 mijë, pra që ka bërë edhe një mijë tani në opozitë.
 
Qeveria e vjetër tenderoi 1744 km rrugë, përjashto rrugën e Kombit pa tender fare dhe likuidoi vetëm 34% të vlerës së kontraktuar duke lënë një gropë të madhe për tenderat që bëri.

Qeveria e kaluar ka bërë vetëm 943 km rrugë. Borxhi publik me sistemin e tyre të taksimit do të kishte shkuar 94%. Ndërsa sot kemi një rritje ekonomike 3.3-3.5%.
 
PS po përmbush misionon për rilindjen kombëtare. Opozita nuk do të bëhet kurrë qeveri e re me politikë të vjetër.
 
Cila qeveri në 25 vite ka bërë një operacion të tillë financiar për të rritur fuqinë blerëse?
 
Borxhi publik sot në Shqipëri është në trajektoren e një ulje historike.
 
Qeveria e vjetër na akuzon se kemi rritur taksat për të pasurit, a thua ka bërë ndonjë zbulim?
 
Jemi krenarë që kemi mbajtur zotim e programit tonë, kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më kap, paguan më pak.


Ka edhe një lajm të ri dhe shumë të rëndësishëm. Nga fusha e shëndetësisë duke e thelluar më tej reformën, në 2017 ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme edhe për plot 600 mijë shqiptarë, të cilët janë të pasiguruar dhe deri më sot nuk kanë përfituar asnjë rimbursim nga kjo listë.
 
Nga janari i 2017 do të rimbursohen, do të thotë 8 mln $ cdo vit që njerëzit në nevojë dhe të pasiguruar nuk do ti shpenzojnë më për ilace.
 
Mjeku i familjes falas, shërbim parësor, i cili prej këtij viti që po mbyllim nuk thith më 6 mln $ nga xhepat e qytetarëve, sepse mbulohet nga shteti.
 
384 mln $ nuk fluturojnë më nga xhepat e qytetarëve për shëndetësinë. Pra për arsye shëndetësore ne shqiptarëve, ne shqiptarëve u kursejmë 384 mln $.
 
Shpënzimet e shëndetësisë për banorë rriten në 160 mijë lekë, 30% më shumë, janë qartësisht më tepër sesa ishin.  Ja ku është qeveria, këtu do të jetë edhe vitin tjetër.
 
Në këtë buxhet në shëndetësi do të investojmë 3% e PBB, 52 mln $ investime, financimi më i madh në 26 vite.
 
Propoganda për PPP se paratë po i jepen privatit janë gëjeshtra, pasi të gjitha investimet do të bëhen pronë e shtetit shqiptar.


Mjafton të shikoni PPP që bën Gjermania dhe Turqia për të kuptuar se cfarë ndodh.
 
Rrogat do të rriten mesatarisht 10%, lajmi më i mirë është për ata që kanë rrogën më të ulët në administratë, struktura mbështetëse, nga pastrueset te të gjithë të tjerat.
 
220 mijë lekë kanë ata sot, do tu shkojë 370 mijë lekë të vjetra. Rroga për mësuesit do të shkojë 646 mijë, për gjimnaset 679.5, për lektorin do të rriten me 103 mijë lekë në muaj, për profesorin 139 mijë lekë në muaj, për mjekët që i lanë si mos më keq do të rriten 780 mijë lekë, për infermierët që marrin 390 mijë lekë do të shkojë 480 mijë lekë dhe policia do të ketë një rritje me 10%, por duke privilegjuar ata më poshtë. Nuk do të ketë asnjë rritje as për mua dhe as për ju, (drejtohet deputetëve).

Pensionet rriten me 3%, nuk është pak, por as shumë, por është e kushtëzuar nga marrëzia e keqqeverisjes së sitemit të pensioneve në vite nga zhtyja në fund e rrugës së sitemit të pensioneve. Pensionistët pas reformës tani kanë një pension që shkon shumë më larg, se tavani që i latë ju pensionistëve, që nuk merrenin më shumë se 240 mijë lekë të vjetra.

Për herë të parë ne futëm konseptin e pensionit social, që ju i kishit regjistruar si të vdekur të ka kalluar për shkak se nuk kishin dhënë asnjë kontribut dhe sot do të ishin mbi 5 mijë pleq dhe plaka pa asnjë kokërr leku në xhep, ndërsa të gjithë kanë një pension social, mjaftueshmërit për t'iu dhënë shenjën e respektit.

Numri i familjeve te ndihma sociale zgjerohet me 4 mijë, më parë merrnin ndihmë njerëz me vila dhe dy makina dhe liheshin ato që nuk i duheshin partisë për vota. Ndihma është 2-3-fishuar, por nuk është mjaftueshëm, ashtu sikur asgjë sot, por të gjitha janë mjaftueshëm për t'u krahasur me pikën e zezë ku u nisëm.

U zgjidh problemi me ushtarakët pas probleme për përllogaritjet e pensioneve, ua mbajt me qëllim duke i përbuzuar, si pjesë e regjimit të kaluar, sot kjo padrejtësi ka marrë fund dhe këto 10 mln dollarë.


Përsa i përket ish-të përndjekurve, mbollët trashgimtar falso, por ky buxhet u thotë të gjithë të gjallëve, sikur e kishim premtuar, të gjithë do të jeni shlyer 100% dhe nuk ka rëndësi a na keni votuar apo do të na votoni, kjo ka qenë dhe është cështje dinjiteti.

5 mijë naftëtarë do të marrin pension të posacëm, janë 63 mln dollarë masa në mbrojtje të dinjitit njerëzor.


Buxheti 2017 është më i madhi deri tani dhe nuk ka asnjë rritje taksash për qytetarët.
 
54 mijë shumë biznese të regjistruara në krahasim nga sa latë ju. Edhe dicka tjetër për të huajt që po ikin sipas jush, 2239 kompani me kapital 100% të huaj që zhvillojnë për herë të parë aktivtet në tre vitet e fundit.
 
Në shtator të 2013 ishin 873. 291 punonjës, ndërsa sot numri është 1.383.139, ky është punësimi dhe kështu vlerësohet.
 
Sot në zyrat e punës janë 27 mijë vende të lira dhe unë iu sfidoj ju, merrni rrugën dhe po gjetët një biznes ku nuk ka një vend të lirë pune, dilni në tv dhe tregojni kush është.
 
Shkoni dhe coni të rinjtë revolucionuar dhe tregoni të vërtetën, atje nga 1 deri në 50-60 vende të reja pune, po pse smbushen.
 
Po si do mbushen me juristët me 'Kristal' që prodhuat ju, por zanaçinj. Do stimulojmë arsimin profesional.
 
Sot studiojnë në arsimin profesional mbi 50% të atyre që ishin dhe 100% në arsim profesional, jo duke treguar nga dritarja shtyllën pa praktikë.
 
100 mijë nxënës përfitojnë nga ky buxhet falas tekstet shkollore në sistemin parauniversitar, ku bëhet fjalë për fëmijën e tretë dhe të dytin që janë falas.
 
Po e mbyll se ju keni ardhur këtu për ditën e punës dhe ajo kërkon që të vazhdoni me avazin e vjetër, që shans nuk ka të marrë ndonjë besim, përvec nga ata që iu kanë besuar sytë e ballit.
 
Jeni e vetmja parti, që ka vetëm dy sy, pavarësisht se ka mijëra njerëz.
 
Tani me refrormat, që ju nuk e doni vettingun kjo dihej, por që ta rrinit të thonit që fajin e ka përkthyese. Është një shprehje e humbur në përkthim, por përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi.
 
Ju mbase nuk keni faj, pasi nuk ka lidhje me ata që nuk kanë faj, që largimi i gjykatësve të korruptuar hap derën për drejtësi. I keni dalë para dhe keni bllokuar rrugën për Vetingu duke bllokuar negociatat për Shqipërinë.
 
Bllokimi i Vettingut, mur për çeljen e negociatave, por prapë ju nuk keni shanse të ndaloni zbatimin e reformës, por do ta paguani si frëngu pulën në zgjedhjet e ardhshme.
 
Shqetësohem që vonesa i lë faturë Shqipërisë, kjo është cështje e interesit kombëtar.
 
Kjo që po bëni është anti-shqiptare, e bëni se jeni të trembur. Është anti kombëtare që të pengosh zbatimin e Vettingut, një reformë që shqiptarët kanë 25 vite që e presin duke bllokuar celjen e negociatave është kulmi, por ne do të vazhdojmë të financojmë reformën në këtë buxhet.
 
Vetëmohimi juaj do të vijë më shpejt nëse do të vazhdoni të bëheni barrë Shqipërisë, sikur keni kanë kaq hapur, më shumë se pushtuesit.


Do të marrim edhe mandat tjetër për të ecur përpara.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)