Përurimi i Namazgjasë, Erdogan kujton myslimanët e vrarë: Izraeli dhe Netanyahu po bëjnë gjenocid në Gaza, po zgjerohet dhe në Liban! S'duan paqe! (E PLOTË)

Teksa mbajti fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët që kontribuan sadopak në ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë, që u përurua sot pasdite (10 Dhjetor), presidenti turk Recep Taip Erdogan ngriti lartë vlerat historike të miqësisë dhe vëllazërisë turko-shqiptare, duke përmendur solidaritetet në rastet e fatkeqësive në dy vendet, si ato të tërmetit.

Por kreu i shtetit turk nuk harroi të kujtonte edhe vuajtjet e popullit mysliman dhe islam në botë, kryesisht në Palestinë dhe Izrael, duke akuzuar Izraelin për gjenocid.

Ai përmendi 50 mijë të vrarët dhe 100 mijë të plagosurit palestinezë në Gaza dhe luftën e re në Liban, duke theksuar se “Izraeli dhe Netanyahu nuk kanë ndërmend të tërhiqen” apo për të synuar paqen.

Fjala e plotë e presidentit Erdogan:

“Më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht me ndjenjat e mia më të përzemërta. Sot jam veçanërisht shumë entuziast dhe shumë i lumtur që jam këtu, së bashku me juve.

Dhe për këtë arsye gjithsecilin nga ju dua ta falënderoj për këtë emocion që më dhuruat.

Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë dhe për këtë arsye i lutem Allahut që xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, që u nis më 2015, të sjellë dobi për gjithë myslimanët mbarë në Ballkan.

Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen time dhe falënderimet e mia më të thella, veçanërisht mikun tim, Kryeministrin Edi Rama, që dha ndihmën e tij përgjatë procesit të ndërtimit të xhamisë të ndërtuar me kontributet e Turqisë, dua të falënderoj edhe shqiptarët që kanë kontribuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore.

Xhamia e Namazgjasë, një xhami me e madhja në Ballkan, që tashmë do zëri vendin e saj në kujtimet tona, që i kanë rrënjët të thella, duke tejkaluar 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë, e cila në brendësinë e saj transmeton si traditat në të ardhmen, edhe në të lashtësisë e historisë tonë dhe deri tek teknologjia e kohës së sotme, siç e shikoni ndërthuret edhe arkitektura osmane islame.

Kjo xhami, e cila është ndërtuar në mbi 10 mijë metra katrorë, do i shërbejë 10 mijë besimtarëve myslimanë që do e falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, si një objekt adhurimi, por është menduar akoma me e gjerë, multifunksionale, që do i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt, atë social, ku ka bibliotekë, salla studimi dhe ashensorë për ata që janë me aftësi të kufizuara.

Dhe ne kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e bashkëjetesës së kulturës së dy vendeve, dy kulturave që ndodhen brenda kompleksit të xhamisë së Namazgjasë.

Dhe njëkohësisht duhet të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do jetë simboli miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh.

Dhe një herë këtu në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë vepër kaq madhështore, që do mahnisë të gjithë ata që do e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore dhe integritetit të brendshëm, për një vepër kaq të paprecedentë.

Dua të theksoj një fakt këtu, se prioriteti ynë është të thellojmë akoma më tutje marrëdhëniet tona raportet miqësore vëllazërore me Shqipëria, meqë e kemi detyrim që buron nga raportet e mira të vëllazërisë, që buron nga sinqeriteti.

Janë dy kombe të cilat, janë dy popuj të cilët vazhdimisht e kanë mbështetur njëri-tjetrin, në çdo rast fatkeqësish dhe i kanë qëndruar njëri-tjetrit në çdo rast në krah.

Dhe së fundmi solidariteti i treguar nga popull turk e shqiptar gjatë tërmeteve në vendet tona, ka dhënë shembull konkret për mbarë komunitetin mbarëkombëtar.

Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti të sinqertë vëllazëror mes vendeve tona ka qenë spitali i miqësisë Shqipëri-Turqi në Fier dhe rezidencat dhe shtëpitë e ndërtuara në qytetin e Laçit.

Dhe dëshiroj të theksoj faktin se, përsa kohë do vazhdojmë kështu me këtë raport miqësor vëllazëror, do vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë.

Të dashur motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë, në qytetërimi dhe mendimi islam ekziston në zemrën e jetës dhe qendrën e civilizimit dhe themelet e qytetërimit.

Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta, ku reflektohen vlerat shpirtërore dhe që burojnë nga zemra, për të cilat lavdërohen nga shoqëria dhe vëllazëria dhe nxisin bashkëpunimin dhe solidaritetin, duke mbajtur të gjatë unitetin e kësaj xhamie edhe në praktikë.

Njëkohësisht xhamitë nuk janë vetëm vende ku thirret ezani me zë të lartë apo vende vetëm për t’u adhuruar po të thirrur njerëzimin në monoteizëm, në mirësi, në adhurimin e Allahut në një të vetëm dhe të bashkojë myslimanet në kupolën e vetme.

Kjo është feja jonë e madhe, e cila në një farë mënyre na imponon detyrën neve si myslimanë, që jo vetëm t’i ndërtojmë xhamitë, por t’u dalim zot dhe t’i mbrojmë ato.

Njësoj sikur sot, që po ndërtojmë dhe po hapim xhami, duhet të përpiqemi edhe në të ardhmen që të gjithë së bashku t’i mbajmë këto vlera që na ofron xhamia, e t’i mbajmë gjallë mes nesh.

Ne nuk duhet të shkëputemi për asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe nuk duhet t’ia lëmë bosh atyre grupeve a qarqeve, që ushqejnë interesat e tyre dhe për qëllimet e tyre personale.

Pra kjo është detyra e çdo myslimani, që e ka vetëdije dhe e ka ndërgjegje, kështu që xhamia e Namazgjasë është e vëllezërve tanë myslimanë, me zemër dhe ndërgjegje të pastër.

Turqia do vazhdojë të qëndrojë pranë të gjithë atyre që kanë nevojë dhe ju përcjell mbështetjen të gjithë atyre që janë sot këtu.

Të dashura motra dhe vëllezër e mi shqiptarë, siç e dini ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit nga Izraeli në Gaza dhe në territoret e saj të pushtuara në territoret palestineze. Janë 50 mijë vëllezër tanë palestinezë që kanë rënë shehit dhe 100 mijë plagosur, janë bombarduar xhami, sheshe, shtëpi, universitete, spitale, tregu i punës ku ata ushqeheshin.

Sulmet e Izraelit vazhdojnë ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, minorenëve dhe tani Izraeli e ka çuar politiken e tij agresive sulmuese barbare, në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, që të qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror të Izraelit në Palestinë.

Netanyahu dhe Izraeli s’ka ndër mend të vendosë paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartazi me sulmin ndaj Libanit.

Të dashur vëllezër e motra, edhe një herë i bëj thirrje komitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë, edhe një herë ndaj myslimanëve, të kemi mirësi e ndërgjegje, e të mbajmë qëndrim të përbashkët.

I lutem Allahut, të gjitha adhurimet dhe lutjet të pranohen te i madhi Zot!

Xhamia jonë e Namazgjas të jetë e hajrit, të sjellë dobi për myslimanët e gjithë Ballkanit, me ndjenjat e mia me të përzemërta, me konsideratë dhe me dashuri”.


Lajmi kryesor:

Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan presin shiritin! Presidenti turk: Më e madhja në Ballkan! Kryeministri: Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb