Fjala e presidentit italian, Xhorxho Napolitano

Përballë presionit të tregjeve financiare mbi titujt e borxhit italian, që sot arriti nivele alarmante, dëshirojë të qartësojë cdo gjë për të evituar keqkuptime:

1) Nuk ekziston asnjë pasiguri mbi vendimin e kryeministrit, Sivio Berluskoni, për të dhënë dorëheqjen nga qeveria që ai drejton. Një vendim i tillë do të bëhet operativ me aprovimin në parlament të ligjit për stabilitet për vitin 2012;

2) Në bazë të marrëveshjeve midis drejtuesve të senatit dhe të dhomës së deputetëve dhe grupeve parlamentare, si të maxhorancës gjithashtu edhe të opozitës, ligji do aprovohet brenda pak ditësh;

3) Pra do të zhvillohen menjëherë dhe me shpejtësinë maksimale konsultimet nga ana e presidentit të republikës për ti dhënë një zgjidhje krizës së qeverisë, pas dorëheqjes së Berluskonit;

4) Prandaj, brenda pak kohësh ose do të formohet një qeveri e re që të mundet, me besimin e parlamentit të marrë cdo vendim të mëtejshëm e të nevojshëm ose do të shkrihet parlamenti për të filluar menjëherë një fushatë elektorale për tu zhvilluar në një kohë të shkurtër.

Prandaj frika për një periudhë të gjatë pa aktivitet qeveritar dhe parlamentar, është e pavend dhe ne në cdo moment do të marrim masa urgjente, nëse është e nevojshme

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)