Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nuk ka kujtuar emrin e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari gjatë fjalë së tij në ceremoninë e organizuar për nder të 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë fjalimit, ambasadori shqiptar në Prishtinë, donte të sillte edhe shembullin e komandantit por nuk i kujtohej emri duke zgjedhur që të përsëriste fjalinë disa herë rresht.

Fatmirësisht ishte një prej të pranishmëve, që e ndihmoi ambasadorin në mënyrë që ai të vijonte me fjalën e tij përshëndetëse.
/Shqiptarja.comKomente

