Mimi Kodheli ka mbajtur fjalimin e fundit të saj në cilësinë e Ministres së Mbrojtjes gjatë ceremonisë të betimit të shefit të ri të Forcave të Armatosura, Gjeneralit Bardhyl Kollçaku.
Ministrja ka falënderuar Gjeneral Bazon, i cili mbante më parë këtë detyrë, për bashkëpunimin që kanë pasur, si dhe i ka uruar suksese kreut të ri të Forcave të Armatosura.
“Është hera e fundit që marr pjesë në një aktivitet të tillë në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes. Falënderoj kryeministrin Rama dhe presidentin Meta për gatishmërinë e treguar për dekretimin e gjeneral Kollçakut, Normaliteti i Republikës së Shqipërisë, duhet të jetë, dhe fatmirësisht është sot mbi dëshirat personale.
Sot po tregojmë se ku vend është normal, i rregullt, dinjitoz dhe aleat i strukturës më të rëndësishme ushtarake, NATO.Kjo është hera e fundit që marr pjesë një një aktivitet të tillë të zgjeruar në cilësinë e ministres së Mbrojtjes. Në këto katër vite jam përpjekur dhe kam përjetuar një eksperiencë unikale.
Kam njohur njerëz, gra e burra prej të cilëve kam mësuar shumë. Kam mësuar se ushtarakët janë njerëz të sakrificës, të vetëmohimit, që e duan atdheun e flamurin. Por, padyshim, kam parë dhe shembuj të këqij. Shëroni ato pak plagë që keni dhe mos harroni se kundërshtari juaj nuk është në llogoren përballë”, është shprehur Kodheli.
Ministrja ka shtuar se gjatë këtyre viteve është treguar se mund ta modernizonin ushtrinë.Gjithashtu Kodheli ka folur edhe për bllokimin e dekretimit të Gjeneralit Bazo, duke lënë të kuptohej se bllokimi i dekretimit të tij ishte diçka e qëllimshme.
“Treguam në këto katër vite që mund ta modernizonim ushtrinë. Dua t’ju uroj suksese, do të keni gjithmonë mbështetjen time dhe zoti ju ruajt”, ka përfunduar fjalën e saj Kodheli.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO