Fjalimi i fundit i Obamës në Kongres
"Bota sytë nga ne, jo Pekini e Moska"

Fjalimi i fundit i Obamës në Kongres<br />
NEW YORK“Amerika nuk është në rënie dhe nuk duhet të reagojmë me frikë irracionale, të mbyllur duke gjetur strehim tek e kaluara. Sonte ju flas për të ardhmen drejt së cilës ne duhet të shkojmë me guxim dhe besim, ashtu siç kemi bërë gjithmonë kur na është dashur të përballemi me sfida të frikshme,” deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama në fjalimin e tij të fundit në Kongresin Amerikan.
 


Asnjë rënie: Të gjithë shohin nga Amerika

Amerika, ka kujtuar Obama, ka patur momente krize dhe ndryshimesh të thella: “I ka kapërcyer falë lëvizjeve për të drejtat civile, kontributit pozitiv të emigrantëve nën tutelën e punëdhënëseve. Dhe vendi nuk është aspak në rënie. Ka ekonominë më të fortë në botë, një forcë ushtarake që nuk trembet. Kur ka një problem të madh ndërkombëtar për t’u zgjidhur, popujt nuk shikojnë nga Moska apo Pekini. Por vijnë na kërkojnë neve,” deklaroi Obama.
 
Sulmi ndaj Trump (nuk e thirri kurrë në emër)
Gjatë fjalimit të shtatë dhe të fundit në Kongresin Amerikan, Barack Obama edhe pse nuk përmendi asnjë emër, sulmoi Donald Trump për propozimin e tij për t’ju ndaluar myslimanëve hyrjen në SHBA. “Kur politikanët fyejnë myslimanët, pavarësisht nëse janë shtetas amerikanë apo jo, kur një xhami bëhet pre e akteve vandale, ose një fëmijë ngacmohet, nuk na bën ne më të sigurtë.  Kjo nuk është e drejtë,  kjo është një gjë e gabuar”, tha Obama. 

Të udhëheqësh, do të thotë të përdorësh me mençuri forcën për drejtësi
Por të drejtosh lidershipin amerikan në shekullin e 21-të për Obamën nuk do të thotë të zgjedhësh të injorosh pjesën tjetër të botës, përveçse kur vrasim terroristët, ose pushtojmë vende të tjera, për të ndërtuar shoqërinë.

Udhëheqja për Obamën, është kapaciteti që të përdorësh me mençuri forcën ushtarake dhe të shtysh botën të mbështesë kauzat e drejta. “Ajo që propozoj është sigurisht e vështirë. Është më e lehtë të jesh cinik, në vend që të besosh se ndryshimi është i mundshëm dhe të veprosh në mënyrë të pakrupullt me iluzionin se aksionet nuk kanë pasoja. Por kështu kthehemi në një botë me sisteme tribal, në të cilën bëjnë pjesë njerëz që nuk ngjajnë me ne, që nuk luten si ne, e që nuk votojnë si ne. nuk mund të jetë kjo e ardhmja e Amerikës,” u shpreh Obama.
 
Amerika dhe 4 sfidat kryesore për të ardhmen

Do të ishte katastrofike, lë të kuptohet presidenti, të mos mendosh për vitin e ardhshëm( për të cilin premton forca të reja për të reformuar drejtësinë penale, emigracionin, rritjen e pagës minimale, reduktimin e përdorimit të armëve të zjarrit, mbylljen e burgut të Guantanamos dhe një fushatë të madhe kundër sëmundjes së kancerit) në një horizont që arrin edhe në mandatin e pasardhësit të tij.

Për këtë Obama vë theksin në 4 aspkete kryesore që Amerika duhet të zgjidhë: Reduktimi pabarazive sociale, menaxhimi i progresit teknologjik e cila krijon shumë përfitime por dhe humbës, garantimin e sigurisë së Amerikës dhe reforma e një procesi politik që vitet e fundit ka shkuar drejt paralizës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0